E Diel, 1 Nëntor 2026

Histori jete në balet

“Unë kërcej” quhet spektakli muzikor që “fëmijët e artit” të Maria de Filippit po japin në Teatrin Parioli të Romës prej ditës së djeshme. Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Leon Çino e të tjerë balerinë të “Amicit”, ofrojnë për publikun italian një spektakël të ndërtuar jo vetëm mbi kërcimin, por edhe me këngë dhe recitim. Gjithçka është ndërtuar mbi rrëfimin, ku çdonjëri prej balerinëve, shumica “të huaj” në Itali tregon historinë e tij. Një dëshmi artistike që nga mbërritja në këtë vend, përpjekjet për të mbijetuar, deri në daljen e tyre në sipërfaqe si artistë. Kjo është edhe arsyeja pse spektakli titullohet “Unë kërcej” (Io Ballo). Vepra ka për regjisorë Patrick Rossi Gastaldi dhe Chicco Sfondrini, skenografë Lucia d’Angelo dhe Cristina Quarzosa, koreografë Alessandra Celentano dhe Garrison Rochelle. “Io ballo” do të jetë në skenë deri më 3 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›