E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, prishet skaneri kryesor, pacientët drejt privatit

Sipas Drejtorisë së QSUT-së, skanerit i është prishur llamba unikale. Pacientët po paguajmë shuma stratosferë tek privatët
Skaneri kryesor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dalë jashtë funksionit. Shkak për këtë është bërë llamba unike, e cila ka pësuar defekt. Ndërkohë viktimat kryesore të këtij defekti duket se janë pacientët, të cilët nuk mund të kryejnë të gjithë ekzaminime me një skaner të vetëm që ka mbetur në QSUT dhe të ndodhur përballë kësaj situate ata janë të detyruar t’i drejtohen privatit me çmime stratosferë. Ndërsa burime pranë Drejtorisë së QSUT-së bëjnë të ditur se po merren masa që skaneri të rregullohet sa më shpejt.
Defekti
Aparaturë shumë e rëndësishme madje specialistët e konsiderojnë si aparaturë të domosdoshme për të diagnostikuar sëmundje të rënda. Por, për fat të keq, ndonëse shumë jetike, kjo aparaturë prej më shumë se 3 muajsh nuk funksionon dhe krijuar shumë probleme për pacientët. Ndërkohë, burime zyrtare pranë QSUT-së pohojnë se ky shërbim për të sëmurët ambulatorë dhe ata të shtruar në spital është mbuluar nga skaneri i vendosur në Spitalin e Fëmijëve, apo në shërbimin privat, por sipas tyre ky skaner është i pamjaftueshëm. Ndërkohë specialistët pohojnë se defekti i skanerit është vënë re në llambën unike të aparaturës. “Llamba ka kryer orët e saj të punës dhe duhet të zëvendësohet dhe drejtoria ka nisur procedurat për blerjen e një llambe tjetër”,- pohojnë specialistët. Ndërkohë mjekët pohojnë se realizimi i këtij ekzaminimi tepër unik për QSUT-në kushton rreth 20 mijë lekë për të pasiguruarit dhe vetëm 2 mijë lekë, për ata që janë të pajisur me Librezë Shëndetësore dhe paguajnë sigurimet shëndetësore.
Pacientët
Përballen me sëmundje të rënda e si të mos mjaftonte kjo tashmë u duhet të vuajnë edhe pasojat e defekteve të aparaturave në QSUT. Kështu pacientët duke qenë se prania e këtyre aparaturave në spitalet publike janë unikale ata detyrohen t’u drejtohen klinikave private, por me çmime stratosferë. “Kam më shumë se 4 ditë duke pritur për të bërë një ekzaminim me skaner por radha është aq e gjatë, sa tashmë do të më duhet të shkoj në spital privat pasi është e vetmja mundësi”,- pohon njëri nga të afërmit e pacientëve, i cili kishte ardhur nga Korça. Ndërkohë bëhet e ditur se mosfunksionimi i këtij skaneri ka lënë pa shërbim më shumë se 20 pacientë në ditë, që janë të planifikuar në listat e Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa urgjencat për të sëmurët e tjerë përballohen me vështirësi nga skaneri tjetër pranë Spitalit të Fëmijëve. Ata që nuk do të mund të marrin shërbim nga skaneri i vetëm që ka ngelur momentalisht do të jenë sidomos ambulatorët, pasi QSUT-ja, primare për bërjen e ekzaminimeve ka pacientët e shtruar në spital.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›