E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia; Shfrytëzon 6 muaj nusen e djalit si prostitutë, në kërkim Ylli Zenuni

Për gjashtë muaj me radhë, jo vetëm që e ka përdhunuar sistematikisht, por dhe e ka shfrytëzuar si prostitutë nusen e djalit të tij, e cila ishte vetëm 14 vjeçe. Me të marrë denoncimin, policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Ylli Zenunin nga fshati Arameras i Krujës, i cili prej vitesh banon në Fushë-Krujë dhe që u provua se ka abuzuar seksualisht me vajzën vetëm 14-vjeçare, duke e përdorur si prostitutë përmes ushtrimit të dhunës. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Ylli Zenuni po ndiqet penalisht në mungesë, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, pasi policia nuk mundi të vërë dot në pranga 43-vjeçarin. “Ylli Zenuni, 43-vjeçar, rezulton analfabet, dhe i dënuar më parë për vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni”, - sqaroi policia e qytetit bregdetar. Procedimi penal në ngarkim të Zenunit filloi për arsye se dyshohet se për rreth 6 muaj ka shfrytëzuar për prostitucion në Durrës e Tiranë, duke e detyruar nëpërmjet ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike, një shtetase 14-vjeçare. “Nga ana jonë u kryen veprimet e para hetimore lidhur me këtë rast dhe u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit Ylli Zenuni”, - deklaroi policia. Rrethanat në të cilat ndodhi kjo ngjarje e shëmtuar bëhen edhe më të rënda, kur mësohet fakti se L.K., 14 vjeçe, ishte nusja e djalit të tij dhe ai e detyroi atë të bëhet prostitutë nëpër motelet dhe hotelet e plazhit të Durrësit dhe më gjerë, në Tiranë dhe periferinë e saj. Po sipas burimeve policore, shtetasi Zenuni ka përdorur si argument dërgimin e vajzës pranë familjes së saj, ndërkohë që nuk e çonte atje, por e detyronte të prostituonte rrugëve të kryeqytetit dhe Durrësit. Ka qenë vetë vajza që i ka rrëfyer policisë gjithçka kishte ndodhur me të, ndërkohë që bëhet e ditur se burri i saj e kishte braktisur sapo ishte vënë në dijeni të fakteve. 14-vjeçarja, sipas burimeve, ka qenë e martuar me djalin e Zenunit, por pa bërë celebrim, pasi ishte në moshë të vogël dhe nuk mund të lidhte kurorë me dokumente.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›