E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë; Gjendet i vdekur, ende e paidentifikuar viktima 60-vjeçare

Gjendet i vdekur në rrugën “Abdyl Frashri” në kryeqytet, policia vazhdon punën për identifikimin e tij. Njoftimi i është bërë shërbimit të komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë përmes një telefonate për vdekjen e një shtetasi, e ndodhur në rrugën “Abdyl Frashri”, prapa Librit Universitar në Tiranë. Në vendin e ngjarjes, grupi i posaçëm hetimor ka konstatuar një shtetas të seksit mashkull, ende i paidentifikuar dhe që dyshohet se është endacak. “Dyshohet se vdekja e këtij shtetasi është natyrale, ndërkohë që po punohet për identifikimin e tij”, - deklaroi policia e cila shtoi se materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›