E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë; Familjarët nuk pranojnë bërjen e autopsisë së vajzës, policia dyshime për vdekjen

Një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana të paqarta për policinë dhe kjo e fundit kërkoi të bëhet autopsia, gjë që u refuzua nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, përkatësisht në orën 18:30, kur në spitalin civil të qytetit të Korçës ka shkuar e vdekur, e transportuar nga familjarët, 23-vjeçarja Etleva Zaçellari, lindur në Gramsh e banuese në fshatin Pirg, Korçë. Policia nuk sqaroi si u informua për vdekjen e të resë, ndërsa konfirmoi se “kufoma nuk i është nënshtruar autopsisë, pasi familjarët e viktimës kanë refuzuar transportimin e trupit në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme”. Të dhënat e para pa u bërë autopsia, ngrenë dyshimin, referuar dëshmive të familjarëve, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (tensioni i gjakut).

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›