Historia e kukullave
Kukullat janë lodra shumë antike. Në varret e egjiptianëve dhe të etruskëve, arkeologët kanë gjetur kukulla shumë të bukura, të bëra në dru apo në argjile, të ngjyrosura me ngjyra të ndezura dhe shpesh të zbukuruara me bizhuteri të vyera.
Kukullat me të cilat luanin vajzat greke, ishin të bëra me argjilë të pjekur, kocka ose dyll, dhe kishin pamjen e grave të rritura.
Vajzat romake kishin kukulla të bëra prej druri, dylli dhe deri tek ato të allçisë, të cilat shprehnin ndjenja të ndryshme; disa qeshnin, disa kishin një fytyrë të mërzitur, tamam si kukullat e kohëve të sotme. Kukullat kanë shpesh të veshura rroba që reflektojnë modën e shekullit; nga 1600 ndërtuesit e lodrave filluan të krijonin shtëpitë e kukullave, të përbëra nga mobilie dhe zbukurime në miniaturë. Në 1700 filluan të ndërtohen kukulla prej druri apo dylli, të cilat lëviznin kur frynte erë. Këto u bënë objekte të çmuara, që lëviznin në mënyrë delikate, duke bërë lëvizje të caktuara. Në '800 kukullat u kthyen në shëmbëlltyrën e vajzave të vogla, me mollëza të kuqe prej porcelani. Në fillim të shekullit lindën kukullat prej celuloidi. Vetëm kohët e fundit këto materiale u zëvendësuan nga plastika e palëvizshme dhe ajo e butë, me të cilën prodhohen tashmë të gjitha lodrat moderne. Sot, shumë të rritur i blejnë me një çmim shumë të shtrenjtë kukullat antike, të cilat janë bërë objekt koleksionesh, ndërsa vajzat e pothuajse të gjithë botës luajnë me Barbie, kukulla amerikane që duket e pazëvendësueshme.