Historia e një bageri
-490x320.jpg)
Në kohën kur Komuna e Prishtinës kishte marrë vendimin biblik për rrënimin e ndërtimeve pa leje, janë ndarë mjete nga buxheti i Komunës, për të blerë një bager për Komunën, në rast se kompania që merrej me shembjen e ndërtesave, kërcënohet dhe pengohej nga pronarët.
Bageri është blerë nga buxheti i parave publike në vitin 2001 në Komunën e Pejës.
Ekrem Rexha, shef i Departamentit të Prokurimit në KP, tregon se bageri është porositur dhe është blerë i vjetër.
“Kur është blerë ky mjet me pëlqimin e udhëheqësve të UNMIK-ut, i ka plotësuar kushtet të cilat i kemi kërkuar, edhe pse ka qenë i përdorur, por ne e kemi provuar në vendin ku e kemi blerë dhe ka qenë në gjendje të rregullt”, thekson Rexha.
Shemsi Veseli, shef i Grupit parlamentar i PDK-së në KK të Prishtinës, tregon tjetër version për bagerin.
“Qysh në vitin 2001, në kohën kur ka qenë kryetar Sali Gashi dhe kryeshef i ekzekutivit, Berim Ramosaj, është blerë një bager për shkatërrimin e objekteve pa leje. Por ka qenë një parregullsi në lidhje me atë bager, sepse të hollat që janë marrë nga buxheti kanë qenë të ndara për një bager të ri, e i cili në realitet është blerë i vjetër”.
Veseli tregon se kur është bërë fletëpagesa në vlerë afër 100 mijë marka, në të ka figuruar që bageri është i ri, mirëpo kur ka ardhur, është parë që ka qenë i përdorur dhe në gjendje jo të mirë.
“Para se ta sjellin atë afër Komunës, e kanë lënë qëllimisht në shi, për t’u arsyetuar më vonë se e ka kapur ndryshku. Kjo ka qenë një lojë e rafinuar nga ana e tyre, për t’i harxhuar paratë publike, sepse nuk ka arsye që mjeti i ri të prishet brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thotë shefi i Grupit parlamentar, Veseli.
Por Rexha thotë se edhe kur është blerë bageri, ai është kërkuar me procedurë të tenderimit të jetë i vjetër.
“Nuk është e vërtetë që kur e kemi blerë bagerin ka qenë i ri, sepse kur kemi vendosur ta blejmë, ne e kemi kërkuar të vjetër, për shkak të buxhetit të ulët të Komunës”, deklaron Rexha për Express.
Sipas Veselit, bageri i ri me aq vlerë të madhe parash, nuk mund të prishet në një kohë kaq të shkurtër, i cili pas një periudhe është fshehur për një kohë të gjatë.
“Me kërkesën tonë që të merret vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, ai është gjetur në deponinë e mbeturinave në lagjen e Kodrës së Trimave”, u shpreh Veseli.
Ai, sipas Veselit, asnjëherë nuk është shfrytëzuar për atë punë që është blerë. “Pasi që e kemi hapur këtë temë, arsyeja e tyre ka qenë se në kohën kur kanë filluar shembjen e ndërtesave, luga e bagerit është prishur dhe për këtë arsye është dashur Komuna të merret me meremetimin e tij”.
Bageri i vjetër gjendet në hapësirën komunale në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë, në afërsi të supermarketit “Era”. Ndërkohë, Komuna e ka blerë edhe një bager të ri, por më të vogël, në vitin 2005.
“Bagerin e dytë e kemi blerë të ri, sepse ka qenë më i vogël dhe ka kushtuar më lirë, por i cili nuk përdoret për rrënime të ndërtesave të mëdha, por vetëm për rrënime të objekteve më të vogla”, deklaron Rexha.
Bageri i vjetër nuk është duke u përdorur për shkak të defektit, edhe për shkak të madhësisë që e ka, kurse i riu ndodhët tek objekti i Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”, i cili shumë shpesh hyn në funksion për rrënimet e vogla që kryhen nëpër Prishtinë.
Kompanisë e cila është marrë me shkatërrimin e ndërtimeve pa leje, i ka skaduar kontrata para tre muajsh. Kurse Komuna nesër do ta hapë tenderin për kompanitë e reja, të cilat do të merren me rrënimin e këtyre ndërtesave.