E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia e shqiptares me emrin Palestina në festivalin kroat

Artistët e njohur shqiptarë, Anri Sala dhe Alban Muja, do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti “International multidisciplinary festival of the Adriatic” në Pula të Kroacisë 

. “Palestina” është një videoprojekt i realizuar nga Muja, i cili njihet për reputacionin e tij në tërë Mesdheun, ndërsa Sala me një videoprojeksion të ri, realizuar së fundmi. “Paslestina”, videovepra e realizuar nga artisti kosovar në tre vite të shkuara, bën fjalë për një vajzë shqiptare nga Kosova, e cila në këtë video paraqitet me emrin Palestina. Gjatë 6 minuta e 30 sekondave të projeksionit, shpjegohet se si është vënë emri i saj jo i zakonshëm, pas një situate të ndërlikuar. Vajza tregon me detaje historinë e vitit të largët 1982, kur nëna e saj kundër dëshirës së krejt familjes e kishte pagëzuar vajzën shqiptare me emrin Palestina. Ndërkohë “Polis Adriatic Europe 2008” do të fillojë më 18 shator dhe do të zgjasë deri më 20 shtator, ku përveç ekspozitës me emra të njohur të artit do të ketë edhe prezantime të gjinive të tjera të artit. Në këtë ekspozitë, të kuruar nga Branka Benèiç, janë përzgjedhur artistë të njohur, si italiania Vanessa Beecroft, artistja nga Rumania, Irina Botea, Marko Lulich nga Austria, Namanja Cvijanoviç dhe Marcelo Brajnovic nga Kroacia etj. Festivali “Polis Adriatic Europe 2008” është multidisiplinor, urban dhe, çdo vit, përcakton temën qendrore si strukturë të të gjitha evenimenteve. Tema gjithmonë ka të bëjë me qytetin dhe u jep mundësi fuqive krijuese, intelektualëve, organizatorëve dhe autoriteteve të këshillit të qytetit për të shtuar depërtimin më të thellë në çështjet që e konsiderojnë “polisin” e tyre për të krijuar parakushtet për një të ardhme më të mirë. Tema e festivalit do të jetë polisi ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›