E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitzfeld këshillon Shaqirin të mbetet në Basel

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 12:03

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka këshilluar Xherdan Shaqirin që të mbetet në Basel, edhe pse ka oferta nga klube të mëdha si Manchester United, Liverpool, Milan, Juventus etj.

“Unë do të isha i lumtur nëse ai do të mbetej në Basel. Ai mund të zhvillohet ende në Kampionatin zviceran dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri gjerman për tabloidin zviceran, Blick.

Hitzfeld ka treguar se po shikon Kampionatin evropian U21 me vëmendje derisa për talentin kosovar thotë se është pasuria e këtij turneu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›