E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj synon Bundesligën

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 12:30

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj ka filluar t’i bëjë planet për sezonin e ardhshëm. Ai synon që me Greuther Furthin të ngjitet në elitën e futbollit gjerman.

“Qëllimi ynë është Bundesliga. Kur të kihen parasysh përforcimet që i kemi bërë dhe lojën që kemi aplikuar gjatë gjashtë muajve të fundit, nuk do të ishte befasi nëse arrijmë Bundesligën”, ka thënë 25-vjeçari.

Ish-mbrojtësi i Bochumit ka thënë se sezoni i ri në Budensliga 2 do të jetë shumë interesant pasi disa skuadra do të kërkojnë vendet që dërgojnë në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›