E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasami i pëlqen Cagliarit

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 12:01

Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino ka konfirmuar interesimin e klubit të tij për mesfushorin e Palermos, Pajtim Kasami.

19-vjeçari nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadrën siciliane sezonin e kaluar dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës. Cagliari është njëri prej klubeve që është shprehur publikisht i interesuar për shërbimet e tij.

“Kam marrëdhënie të mira me presidentin Zamparini dhe me kushte të mira, jemi të gatshëm ta sjellim Kasamin në Cagliari”, tha Cellino për reterete24.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›