E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi ngushëllon Japoninë

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 16:37

Me rastin e tërmetit me pasoja tragjike që goditi Japoninë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi, Shkëlqesisë së Tij, Takahiro Yokomichi, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë.

“Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Japonisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore”, thuhet në telegram.

“Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur thellë në shpirt tërë popullin e Kosovës, prandaj, duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju siguroj se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj bashkëndiejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Japonisë”, përfundon telegrami i kryeparlamentarit Krasniqi.

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë konsiderohen të zhdukur në Japoni, nga një tërmet i fuqisë 8.9 ballë sipas Rihterit, i cili ka shkaktuar cunami.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›