E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb. shuhen zërat për Interin

Menaxheri Viçenco Morabito ka qartësuar situatën rreth Aleksander Hleb, duke sqaruar se futbollisti nuk kishte zhvilluar asnjë takim me drejtuesit e Interit. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, u ankua publikisht se lojtari kishte braktisur grumbullimin e skuadrës para ndeshjes me Milanin, për të shkuar në zyrat e klubit zikaltër. Por Morabito, ortak me menaxherin e Hleb, Klaudio Vigoreli, ka sqaruar se futbollisti bjellorus nuk është takuar me asnjë prej drejtuesve të Interit siç pretendon Venger. "Është e vërtetë se Hleb u takua me Vigorelin dhe u larguan nga hoteli, por nuk është e vërtetë që ato shkuan të takoheshin me drejtues të Interit. Ata thjesht dolën të hanin një akullore. Na vjen keq që trajneri Venger e keqkuptoi situatën dhe u ankua rreth saj, pasi ne kemi një raport të shkëlqyer me të", deklaroi Morabito për mediat britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›