E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavanxhiu në Egjipt

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 08:20

Megjithëse situata në Egjipt vazhdon të jetë e tensionuar, në qytetin e tij jugor, Aswan, ditë më parë filloi punimet Simpoziumi XVI Ndërkombëtar i Skulpturës.

Në mesin e artistëve të përzgjedhur, në këtë ngjarje merr pjesë edhe skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu. Qyteti Aswan njihet si qendër turistike dhe kulturore rajonale, ndërkaq International Sculpture Symposium’ atje mbahet tash 16 vite.

Simpoziumi në Aswan synon të ringjallë dhe vazhdojë traditën e skulpturës së bërë në granitin vendas. Tavanxhiu atje prezantohet me një skulpturë monumentale në granit rozë, i cili nxirret nga shpellat antike afër Aswanit. Ky material dikur përdorej për ndërtimin e obeliskëve të faraonëve.

Për Genti Tavanxhiun, përzgjedhja për pjesëmarrje në simpoziume të ngjashme ndërkombëtar ka vite që është bërë pjesë e veprimtarisë së tij artistike. Skulptori shkodran ka kohë që jeton në Ascoli Piceno, të Italisë, dhe në vitin 2010 realizoi vepra të shumta në botë, si në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Kinë, Turqi, Rumani, Dubai, Holandë dhe Japoni. Emri i tij radhitet përkrah skulptorëve aktual më të suksesshëm ndërkombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›