Hodhëm bazat e një reforme të thellë në sistemin shëndetësor
13/05/2009 Kryeministri Berisha në konferencës kombëtare të infermierisë
Kreu i qeverisë thotë se infermierët duhet të jenë menaxherët e vërtetë të sistemit shëndetësor
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se reforma në sistemin shëndetësor është shumë e rëndësishme. Gjatë konferencës kombëtare të infermierisë shefi i ekzekutivit ka thënë se tashmë janë hedhur bazat për një reformë më të thellë në sistemin shëndetësor. Për kreun e qeverisë kjo reformë është jetike për qytetarët. Berisha ka garantuar se në rast se shqiptarët do t’i besojnë mazhorancës së djathtë një mandat të dytë, reforma në sistemin e shëndetësisë do të jetë përparësi e të gjitha përparësive, pasi bazat për këtë reformë janë hedhur. “Katër vjet më parë ishte shumë e dhimbshme për mua kur mendoja se çfarë pune bëni ju. Ju keni punën më të vështirë. Puna e infermierit është më e vështira, më delikatja dhe shpërblimi ishte i papranueshëm, ndaj vendosëm të dyfishojmë pagat tuaja. Duke filluar nga 1 maji rrogat tuaja janë të dyfishuara. Unë ju garantoj se ky proces do të vazhdojë më vendosmëri të madhe, sepse ju e meritoni plotësisht shpërblimin për punën që bëni”, - ka thënë Berisha. Ai ka premtuar se do të vazhdojë përsëri me rritjen e pagave për mjekët dhe për infermierët. Sipas tij, shoqëria është dhe do të jetë e vendosur t’u japë trajtimin e merituar bluzave të bardha. Kryeministri ka thënë se menaxhimi i sistemit të infermierisë do të përmirësohet dukshëm. “Infermierët në thelb duhet të jenë menaxherët e vërtetë të sistemit shëndetësor. Ja pse ne do t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe. Ne mund të vendosim drejtor një ekonomist të shquar dhe mund ta profilizojmë, por pavijonet dhe klinikat në rrafshin ekonomik do të menaxhohen tërësisht nga ju”, - ka thënë kreu i qeverisë. Berisha tha se në asnjë rrethanë nuk duhet të pranohet që dikush të shihet si i nënës e tjetri si i njerkës. “Në bindjen time më të thellë nuk ka shërbim shëndetësor që mund të arrijë cilësinë e duhur dhe nuk ka reformë të sistemit shëndetësor pa ju, pa rolin tuaj dhe pa vendosjen tuaj në lartësitë e misionit të madh që ju keni. Në këtë kontekst, mendoj se gjatë këtyre viteve është arritur të krijohet një koncept i ri për rolin tuaj. Në rast se në vitet e praktikës sime të përditshme me ju roli i infermierit kishte vlerësim më të madh nga mjeku, por në rrafshin zyrtar të jemi të sinqertë, ai shkonte më shumë drejt sanitares sesa drejt mjekut. Ne e përmbysëm këtë koncept”, - tha Kryeministri. Ai nënvizoi se një sistem i ri arsimor, me të gjitha kriteret e një fakulteti mjekësie, është shtrirë në mbarë vendin. Kjo përbën një arritje shumë të madhe për vendin. Shefi i ekzekutivit theksoi se kërkesat e parashtruara nga kryetari i Urdhrit të Infermierëve për standardet janë të drejta. Sipas tij, në bashkëpunim me Urdhrin do të përpunohet për aplikimin e standardeve më të mira, por këto standarde duhet të jenë unike si për sektorin publik, ashtu dhe për atë privat.