E Diel, 1 Nëntor 2026

Hodhi në kanal makinën pa dokumente, ndiqet penalisht shoferi

FUSHË-KRUJË - Del nga rruga me makinën e tij dhe përfundon në një arë, e më pas braktis makinën që ishte pa dokumente të rregullta, por kthehet sërish në vendngjarje, gjë që ka sjellë prangosjen e tij. Kjo është historia e A. Q., 24 vjeçar, lindur e banues në Fushë-Arrëz të rrethit të Pukës, i cili në kohen kur drejtonte automjetin e tij tip “Benz” me targa të huaja TO 7400 YV, si rezultat i shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Për rrjedhojë, automjeti ka përfunduar në një arë në anë të rrugës dhe është braktisur nga drejtuesi i tij, i cili është rikthyer mëngjesin e sotëm. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet, tha se filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.Q., për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Por policia saktësoi se nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti kishte edhe mangësi në dokumentacion, ndaj materialet procedurale të kryera iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Denoncon në polici dhunuesit: Nuk i njoh

DURRËS – “Më kanë rrahur në mes të rrugës duke më goditur pa mëshirë por se kush ma bëri këtë nuk e di ndaj më ndihmoni”. Këtë kërkesë ka bërë dje një 42-vjeçar nga komuna Gjegjan e Pukës, me banim në zonën e plazhit të Durrësit, është përballur me dhunë fizike për të cilën thotë se nuk i njeh arsyet. Komisariati i Policisë së Durrësit konfirmoi se “ka marrë denoncimin nga shtetasi N. P., i cili pretendon se në lagjen Nr. 13, është goditur e rrahur nga një person i paidentifikuar”. Lidhur me ngjarjen, policia tha se u kryen veprimet e para hetimore lidhur dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe shkaqet e dhunës. Policia tha se materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës, për momentin, pa një autor të identifikuar.

3 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›