E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda, 3.4 milionë USD ndihmë për zonat e ndotura në vend

Qeveria holandeze akordoi një fond prej 3.4 milionë dollarësh ndihmë për zonat e nxehta mjedisore në Shqipëri. Ministri i Ambientit, Lufter Xhuveli, dhe përfaqësuesja e programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, nënshkruan dje fillimin e zbatimit të dy projekteve. Projektet konsistojnë në identifikimin vlerësimin dhe rehabilitimin e këtyre zonave. Hapi i parë është ai i identifikimit dhe vendosjes sipas prioriteteve të zonave të nxehta mjedisore në Shqipëri, vlerësimi i thellë tyre dhe më pas planifikimi i masave. Përfaqësuesja e PNUD-it në Shqipëri, Cosllet, tha se nga studimet që janë bërë rezulton se këto zona janë shqetësim serioz për të gjithë dhe kërkojnë të merren masa të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe ambientit. Ndërkohë, ministri i Ambientit, Xhuveli, tha se “Shqipëria mbart probleme të mëdha me mjedisin megjithatë këto projekte do ta përmirësojnë situatën”.

29 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›