E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda, aty ku lokalet i joshin turistët me hashash dhe marijuanë



Në Holandë “lejohet” tregtia dhe konsumi i drogave të lehta, si hashashi dhe marijuana për nevoja personale. Shprehje e kësaj politike ndaj drogës janë Coffee-Shops (bar-kafetë), që me ofertat e tyre i joshin turistët e drogës. Së bashku me turistët vijnë dhe problemet. Për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale, kryetarët e bashkive kanë diskutuar për koncepte të reja të politikës ndaj drogës në Holandë. Kryetari i Bashkisë së Bergen op Zom, një zonë jo larg kufirit belgo-holandez, është i nervozuar. Komunën e tij e vizitojnë çdo javë 25 mijë turistë droge, që vijnë kryesisht nga Franca dhe Belgjika. Prandaj ai, ashtu si dhe Han Polman, nga komuna fqinjë e Rosendalit kërkon që të gjitha baret e qytetit të tij të mbyllen në dy vitet e ardhshme. “Ato shkaktojnë probleme, në qytet rritet qarkullimi i njerëzve, shumë veta urinojnë ku t’u vijë, bërtasin në rrugë dhe, përveç kësaj, kriminaliteti është shtuar. Shumë turistë të këtyre bareve joshen të shkojnë të blejnë ilegalisht. Pra shkaktohen shumë probleme”.

***

Kërkesa e dy komunave holandezo-jugore ka nxitur në gjithë vendin diskutimin për kursin që do të ndjekë në të ardhmen Holanda me politikën ndaj drogës. Jaques ???????????Ëallage, kryetari i Bashkisë së Groningenit, nuk mendon se shitja e drogave të lehta, si hashashi dhe marijuana, në bare duhet ndaluar. “Nëse e ndalon shitjen, atëherë i detyrojmë konsumatorët të shkojnë drejt kriminalitetit. Kurse ne duam ta ulim kriminalitetin. Ajo që na duhet janë rregulla të qarta dhe të kujdesemi më shumë që kriminelët të mos fitojnë asnjë cent nga droga”. Kështu si ai flasin shumica e komunave në Holandë. Sipas një sondazhi, rreth 70 për qind e të gjitha qyteteve dhe komunave janë për legalizimin e mbjelljes së Cannabisit dhe të tregtisë me droga të lehta. Modeli i deritanishëm i durimit të heshtur nuk është në përshtatje me kohën, mendon Rud Vreman, kryetari i Bashkisë së Tilburgut. “Bota normale e biznesit dhe bota ilegale punojnë krah për krah, sepse bëhet fjalë për shuma të mëdha. Kjo e rrezikon shoqërinë tonë, pa folur pastaj për dhunën. Ne kemi të bëjmë më struktura mafioze. Ato nuk mund t’i zhdukim nëse nuk legalizojmë tregtinë me drogën”. Socialdemokratët e përkrahin këtë pozicion. Është qëndrim skizofren, thotë Lea Bouëmeester nga Partia “Partij van de Arbeid”, lejimi i konsumit të sasive të vogla të hashashit dhe pastaj ndalimi i zotërimit të bimëve Cannabis”. Ajo është për ta lënë të lirë dhe për ta kontrolluar tregtinë dhe konsumin. Socialdemokratët qeverisin së bashku me Apelin Kristiandemokrat dhe me Unionin Kristian, një parti fetare konservatore. Vitin tjetër kabineti qeveritar do të nxjerrë ligjin, por deri tani nuk shihet asnjë shenjë afrimi midis partnerëve të koalicionit. Kryetari i fraksionit kristiandemokrat, Pieter van Geel, është kundër legalizimit të tregtisë me drogën: “Ne ndodhemi në kohë për ndryshimet. Këtë e treguan diskutimet për mbylljen e bareve në rajonet kufitare. Njerëzit thonë ose të lirohet me ligj dhe të kontrollohet, ose të ndalohet krejt, por kështu nuk mund të vazhdojë më. Politika e durimit ka dështuar”.

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›