E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, rekord në “Tring”



Andi Nuraj

Liga e Kampioneve rikthehet të martën me javën e 5-të të fazës në grupe, me një rekord më vete në ekranet shqiptare. Paketa dixhitale “Tring” për të gjithë të pasionuarit e futbollit, si asnjëherë tjetër do të transmetojë plot 6 takime, ndërsa nën logon e Vizion Plusit do të jetë përballja e kryesuesve të grupit E, Vijareal–Mançester Junaitid. Me mendjen te Champions, spanjollët pësuan një humbje të papritur, të parën në kampionat. Por, edhe katër skuadrat angleze të Champions-it patën shterpësi golash këtë fundjavë në Premiership. Turneu prestigjioz fillon që në orën 18:30 në “Tring +1” me supersfidën Zenit–Juventus. Skuadra e Advokat e mbylli kampionatin rus me 8 takime, pa humbje, siguroi një vend në UEFA dhe tashmë të gjitha bateritë do t’i shkarkojë kundër kryesuesve të grupit H “Zonjës së vjetër”. Në “Tring +4” Reali i vendit të dytë udhëton në Bjellorusinë e ftohtë pa 5 futbollistë të formacionit bazë. Dy ndeshje nga përfundimi i fazës në grupe Bate Borisov beson te kualifikimi. Një nga surprizat e këtij viti, e krijuar vetëm 12 vite më parë, ka treguar se nuk është e nevojshme të kesh buxhet të madh për të arritur rezultate të mira. Pa “el comandante”, kapitenin e tij Luço Gonzalez, Porto ka një detyrë mjaft të vështirë kundër Fenerbahçes. Asgjë nuk ka mbaruar në Grupin G dhe sfida e Stambollit në “Tring +5” paraqitet mjaft intriguese. Ndërkohë në “Tring +3”, Arsenali, pas një humbjeje të tmerrshme në fundjavë ndaj Mançester Sitit, kërkon të mbyllë kualifikimin. Por a do t’ia arrijë skuadra e Vengerit kundër ukrainasve të Dinamos së Kievit? Mjaft emocionuese pritet të jetë dhe dueli i “Artemio Frankit” në “Tring +1”, Fiorentina-Lion. Francezët ndodhen në vend të parë, por këtë radhë problemi më i madh është në prapavijë me mungesat e 5 mbrojtësve, ndërsa në “Tring +2”, Bajerni i ka të gjitha mundësitë të dalë në krye të grupit F përballë një skuadre pa shumë pretendime si Steaua e Bukureshtit.

Liga e Kampioneve
Dita 5
E martë, 25 nëntor

E Alborg-Sëlltik
E Villarreal-Man.United
F Bajern-Steaua
F Fiorentina-Lion

G Arsenal-Dinamo Kiev
G Fenerbahçe-Porto

H Zenit-Juventus 18:30
H BATE-Real Madrid

E mërkurë, 26 nëntor

A Bordo-Çelsi
A Kluzh-Roma

B Inter-Panathinaikos
B Anorthosis-Bremen

C Shakhtar Donetsk -Bazel
C Sporting-Barcelona

D Atletiko-PSV
D Liverpul-Marsejë

* Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

Golashënuesit më të mirë

4 Dimitar Berbatov (Man. United)
4 Lionel Mesi (Barcelona)
4 Stivën Xherrard (Liverpul)
4 Alesandro Del Piero (Juventus)
3 Vanglelis Mantzios (Panathinaikos)
3 Dani Koevermans (PSV)
3 Karim Benzema (Lion)
3 Rud van Nistelroj (Real Madrid)

Gjendja në grupe
Grupi A
Çelsi 4 7
Roma 4 6
Bordo 4 6
Kluzh 4 4

Grupi B
Inter 4 8
Anorthosis 4 5
Panathin. 4 4
V.Bremen 4 3

Grupi C

Barcelona 4 10
Sporting 4 9
Shahktar 4 3
Bazel 4 1

Grupi D
Atletiko 4 8
Liverpul 4 8
Msrsejë 4 3
PSV 4 3

Grupi E
Man.Jun 4 8
Vijareal 4 8
Sëlltik 4 2
Alborg 4 2

Grupi F
Lion 4 8
Bajern 4 8
Fiorentina 4 3
Steaua 4 1

Grupi G
Arsenali 4 8
Portot 4 6
Din.Kiev 4 5
Fenerbah. 4 2

Grupi H
Juventus 4 10
Real Mad. 4 6
Zenit 4 4
BATE 4 2

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›