Vllaznia, barazimi i mjafton për t’u kualifikuar
Vllaznia u kualifikua me dinjitet në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, duke e ruajtur të pastër portën në "Loro Boriçi", në barazimin 0-0 me sllovenët e Koperit, teksa ta-kimin e kishin fituar dy javë më parë me rezultatin 2-1.
Vllaznia është kështu skuadra e vetme shqiptare që do ta vazhdojë aventurën evropiane, pas elimiminit të Dinamos në Ligën e Kampioneve, Partizanit në Kupën UEFA e Besës në Kupën Intertoto. Gilman Lika, ishte njeriu i pjesës së parë të Vllaznisë, teksa mesfushori shkodran krijoi dy-tre raste shënimi. Në minutën 6-të Gilman Lika kroson nga e majta, Smajlti merr vrull e hyn në zonë, nga ku godet topin me kokë, por vetëm jashtë, fare pranë shtyllës. Rast i shkëlqyer për Vllazninë. Dhjetë minuta më pas ishte sërish Lika, i cili lëshoi një kros nga larg, por Albert Kaçi godet me kokë jashtë kuadratit. Në të 28', autori i dy golave në ndeshjen e parë Xhevair Sukaj kontrollon mirë me gjoks topin e ardhur nga e djathta për të gjuajtur brenda zonës, por portieri zotëron topin. Rasti i parë për sllovenët vjen në minutën e 30-të me një kundërsulm, por portieri i ri Kombëtares U-21, Olti Bishanin doli i sigurt nga porta. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që në të dytën ishte Sukaj, që humb një rast të shkëlqyer në të 62'. Teli u bë shpëtimtari i portës shkodrane në minutën e 76-të, kur ndaloi një top të drejtuar rrezikshëm drejt kuadratit të Bishanit të mposhtur nga Amusan. Fundi i takimit ishte një festë, tipike për "Loro Boriçin" e tifozët e saj.
Partizani-Shiroki
Barazimi 0-0 i Partizanit në Bosnjë krijoi besimin se të kuqtë ishin favoritët absolutë për të fituar takimin e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës UEFA, aq sa dhe kompanitë më të madhe të basteve kishin vendosur kuota të ulëta për fitoren e të kuqve, por rezultati 1-3 për Shiroki Brijeg në "Qemal Stafa", prodhoi eliminimin edhe të nënkampiones së Shqipëirsë, ashtu si një javë më parë dështoi edhe kampionia Dinamo, po nga një skuadër boshnjake, Modrica dhe po me diferencë prej dy golash. Partizani befasoi që në minutën e parë, kur në vend të mesfushorit me përvojë Paulin Dhembi (jo në gjendje të mirë shëndetësore), luajti i riu Arbër Capo, i cili regjistroi takimin e dytë të tij ndërkombëtar. Fillimi i takimit ishte pa rritëm, por me një Shirok me vështrim më shumë nga porta e Partizanit, të cilët befasuan jo pak në minutën e dhjetë. Goli i parë ishte një gabim i pastër i portierit të ri Edvan Bakaj, i cili nuk arriti të bllokonte gjuajtjen e Bubalo, i dha mundësinë brazilianit të Shiroki Brijeg, Aleksandre të shtynte topin në rrjetë. Vija e parë sulmuese e të kuqve ishte e zbehtë, dhe tekniku i "demave" u detyrua të zëvendësonte mesfushorin e Kombëtares, Elis Bakaj me talentin më të ri të Partizanit, 17-vjeçarin Teodor Përlleshi pas vetëm 30 minutave lojë. Në minutën e 40-të gjyqtari holandez akordoi një 11-metërsh për Partizanin, të cilin shndërroi në gol ish-futbollisti i Iraklisit të Selanikut, Gjergj Muzaka. 1-1. Pesë minuta më pas, Aleksandre i riktheu sërish avantazhin boshnjakëve të "Ivanit të tmerrshëm" për të mbyllur pjesën e parë 1-2. Pjesa e dytë nisi me më shumë vrull për Partizanin në kërkim të barazimit të rezultatit, por mesfusha e të kuqve nuk kishte forcë e qartësi. Në minutën e 83-të Shiroki realizoi golin e tretë dhe të kapitullimit të Partizanit. 1-3 dhe historia në "Qemal Stafa" mori fund ashtu si dhe aventura e Partizanit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA.
Skeda e ndeshjes
Partizani-Shiroki Brijeg 1-3
Golat: Muzaka 40' (11-m)/Aleksander 10', 45', Siliç 82'
Partizani: Ed.Bakaj, Hallaçi, Osmani, Pinari, Beqiri; Gjyla, Capo, Karapici (68' Çajku), Muzaka (80' Tafaj); Bakaj (30' Përlleshi), Ngjela
Trajner: Hasan Lika
Shiroki Brijeg: Vasilj; Bozhiç, Juriç, Topiç, Barushiç,
Vagner Santos (84' Zovko), Marciano, Kozul, Siliç;
Aleksandre (60' Zelenika), Bubalo (65' Vagner Kruz De Souza)
Trajner: Ivan Kataliniç
Gjyqtarë: Nijhuis, Brink, Langkamp (Holandë)
Karton i verdhë: Pinari, Çajku/Topiç
Skeda e ndeshjes
Vllaznia-Koper 0-0
Vllaznia: Bishani, E.Beqiri, Belisha, Lika, Teli, Nallbani (75' Kapaj), Smajli (79' Lici), Osja, Bashiç, Sukaj, Kaçi (86' Kausal).
Trajner: Agim Canaj
NK Koper: Hashiç, Rajçeviç, Viler (89' Pahar), Sheçiç (65' Ales), Rastovac, Amusal, Vitagliano, Bozhiçiç, Andanagiç (59'Paveç), Toshuku, Mertelj.
Trajner:Vlado Badzin
Gjyqtarë: Entoni Butimor, Kenet Henesi, Arlen Lynsh (Irland)
Katrona të verdhë: Beqiri, Vitaliano.