E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Times": Italianët, njerëz pa edukatë

Sipas editorialistit të njohur britanik, Matthew Parris, italianët janë njerëzit më pa edukatë në botë. Opinioni i tij është forcuar pasi ka parë turistët italianë në Londër. 

Ai i përshkruan italianët si njerëz që vrapojnë vetëm pas budallallëqeve, miteve false televizive dhe celebriteteve. Në editorialin e titulluar "Më falni, po pse italianët janë kaq pa edukatë?", Parris shkruan se ndërsa mundohej të zbriste nga metroja në Londër, është gjendur përballë një turme të veshur në mënyrë shik që shtynte për të hipur në metro, përpara se njerëzit të zbrisnin në stacion, dhe të gjithë këta flisnin puro italisht. Mediat italiane kanë refuzuar ta pranojnë një kategorizim të tillë për popullin e tyre, duke e këshilluar Parris të qetësohet dhe të kuptojë se nga Italia kanë dalë personalitete si Da Vinçi, Verdi dhe Mediçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›