"Lojtarët e Partizanit kanë shitur ndeshjen"
"Kanë të drejtë tifozët kur thërrasin "e shitët". Por kur thërrasin "Xhani ik", pesha kryesore bie mbi mua. Lojtarët e Partizanit nuk luajtën futboll, ata e kanë shitur ndeshjen.
Ishim përgatitur për një ndeshje të kujdesshme "fair-play". Asnjëherë nuk i kam dashur të keqen Partizanit dhe asnjëherë nuk mund ta dua. Por me atë çfarë shikova mendoj se kjo ndeshje ka nevojë për një hetim. Faktikisht, një hetim jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë futbollin në Shqipëri. Grupe shumë të mëdha mafioze, që kanë lidhje indirekte, ose të drejtpërdrejta me organizatat e futbollit tonë. Për të nisur një hetim përsa i takon kësaj ndeshjeje, Partizani që nesër (sot) do t'i nisë një relacion UEFA-s, sepse vetëm aty kam besim. Emrat ky dyshon? "Unë nuk mendoj se është dita sot, sepse jemi me gjak të nxehtë. Gjatë këtyre ditëve do të shikojmë kasetën dhe pastaj do të vendosim gishtin se kush janë fajtorët. Masë paraprake? Asnjë lloj mase. Di të them vetëm që ndeshja është e shitur, ka nevojë për hetim, për të gjithë futbollistët".