E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre nën hetim për sulmin e Thaçit

Në Prokurorinë e Prishtinës është bërë një kallëzim penal ndaj 3 personave, në lidhje me sulmin në shtëpinë e kryeministrit, Hashim Thaçi. 

Kryeprokurori Osman Kryeziu, tha për "Koha-vizion" se ngritja e kallëzimit penal nga ana e hetuesve të policisë është bërë ndaj O. Prelvukaj, K. dhe A. Gecit. Këta dy të fundit janë vëllezër dhe djem të një ish-bashkëpunëtori të ngushtë të Thaçit gjatë kohës së luftës. Personat dyshohen të kenë pasur shoqëri dhe t'i kenë ofruar ndihmë shëndetësore, Fazli Sejdiut, ndaj të cilit është ngritur aktakuza për tentim vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kryeziu thotë se këta tre persona dyshohet se i kanë ofruan ndihmë Fazli Sejdiut për t'i mjekuar plagët dhe që të arratisej nga vendi i ngjarjes, pasi Sejdiu i kishte kontaktuar me telefon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›