PS-ja dhe PD-ja në shkelje statutore
18/02/2009 Dy forcat kryesore në vend shpërfillin forumet drejtuese qendrore
Lidershipi socialist dhe ai demokrat nuk marrin në konsideratë mendimin e strukturave
Partitë më të mëdha në vend, ajo Demokratike dhe Socialiste, të cilat drejtojnë dhe kanë drejtuar vendin për vite me radhë, duke pretenduar në zbatim të ligjit, nuk respektojnë statutin e tyre, të ashtuquajturën “kushtetutë të brendshme”. Atë që normalisht sanksionon se si duhet të ekzistojë dhe funksionojë partia, prej kohësh dy forcat kryesore politike e kanë harruar. Lidershipi i demokratëve dhe socialistëve nuk kanë zbatuar “ligjin” mbi të cilin mbështetet partia e tyre, duke e anashkaluar me vetëdije atë.
Partia Demokratike
Në statutin e PD-së thuhet se rregullat e funksionimit të demokracisë në parti përcaktohen me akte të nxjerra nga organet qendrore të saj sipas parashikimeve të këtij statuti. Por ja që vetë “kushtetuta” e demokratëve lihet në hije të plotë. Prej shumë kohësh PD-ja nuk ka mbledhur organe më të larta të saj vendimmarrëse, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Vendimet e rëndësishme politike të partisë duhet të kalojnë përmes një filtri të mirëcaktuar. Gjatë një viti në Parlament kanë kaluar nisma të rëndësishme ligjore me prapavijë të pastër politike, të cilat ishin pjesë e programit të qeverisë së djathtë. Shumë prej tyre nuk kanë kaluar në diskutimin e mirëfilltë të strukturave vendimmarrëse, si Kryesia e Përgjithshme, Këshilli Kombëtar e deri te Kuvendi Kombëtar, por janë mjaftuar me diskutime në grupin parlamentar. Në statutin e PD-së, neni 40 i tij, flitet për Këshillin Kombëtar. “Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën dy herë në vit dhe debaton sipas një rendi dite të vendosur nga Kryesia e partisë”, - thuhet në pikën 4 të këtij neni. Hera e fundit kur ky organ vendimmarrës i PD-së është mbledhur ka qenë viti 2007 për të emëruar nënkryetarin dhe njëherësh kreun e grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, pas zgjedhjes si President të Republikës të Bamir Topit. Prej asaj kohe nuk ka pasur një mbledhje të këtij organi, çka bie në kundërshtim flagrant me statutin.
Partia Socialiste
Organet drejtuese qendrore të Partisë Socialiste, konkretisht Kryesia dhe Asambleja Kombëtare e saj, po shpërfillen hapur nga lidershipi socialist. Duke shkelur statutin e Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama së bashku me ekipin drejtues ndërmarrin nisma dhe vendime, njëkohësisht nisin dhe implementimin e tyre pa marrë vulën nga këto dy forume. Në bazë të statutit të PS-së, kryesia e kësaj partie duhet të mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj. Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 5 muaj dhe ky forum nuk është thirrur nga kreu socialist. Mbledhja e fundit u zhvillua në fillim të shtatorit të vitit që lamë pas. E njëjta situatë edhe në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila sipas statutit duhet të mblidhet jo më rrallë se një herë në 3 muaj. Mbledhja e fundit u mbajt në Elbasan në tetor të 2008-s. Ky forum organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e partisë, njëkohësisht organizon e drejton institucionet qendrore të saj. Nga ana e saj Kryesia zbaton vendimet e organeve drejtuese qendrore, si dhe përpunon qëndrimet politike korrente dhe organizon e drejton veprimtarinë e përgjithshme të partisë. Aktualisht, duke qenë në një periudhë që korrespondon me përgatitjet për fushatën elektorale, të gjitha projektet që lidhen me këtë çështje duhet të marrin mendimin e forumeve drejtuese. Por në realitet ndodh e kundërta: lidershipi i PS-së i harton dhe i zbaton pa marrë parasysh mendimin e Kryesisë dhe të Asamblesë Kombëtare.
Statuti
Në bazë të statutit të PS-së Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në 3 muaj. Ajo organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PS-së, përgatit e miraton rregullore, udhëzime, kritere dhe norma për praktikën e organizimit, formimin, përbërjen, drejtimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të partisë në bashki/komunë, rreth, qark dhe në nivel qendror. Ndërkohë Kryesia e PS-së mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj dhe ka këto kompetenca kryesore: zbaton vendimet e organeve drejtuese qendrore; përpunon qëndrimet politike korrente dhe organizon e drejton veprimtarinë e përgjithshme të partisë. Në statutin e PD-së, nenin 40 i tij, pika 4 e këtij neni saktëson se “Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën dy herë në vit dhe debaton sipas një rendi dite të vendosur nga kryesia e partisë”.