E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen në Rinas dy persona me pasaporta false

01/06/2005  TIRANE- Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan në Rinas dy persona që tentuan të kalonin kufirin në rrugë ilegale. Burimet zyrtare të policisë thanë se është arrestuar Gjovalin Turmalaj, 39 vjeç, lindur e banues në Shkodër, pasi u bllokua në Komisariatin e Rinas. Ai kishte në përdorim leje ndërkombëtare për drejtim automjeti shqiptare të falsifikuar. Gjithashtu është vënë në pranga Marjo Uznovaj, 22 vjeç, lindur e banues në Berat, i padënuar. Ky shtetas është konstatuar në Komisariatin e Rinasit, pasi kishte në përdorim dy certifikata personale me gjeneralitete dhe fotografi të falsifikuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›