Përplasje midis totalitarizmash?
01/06/2005 Dikush tjetër, përpara Karimovit, ka lëvizur tanket, duke u justifikuar zyrtarisht me domosdoshmërinë e frenimit të revolucionit të papërmbajtshëm islamik në Azinë Qendrore: Leonid Iliç Brezhnev, përpara se të pushtonte Afganistanin, në dhjetor të vitit 1979. Pas disa vitesh, nga dokumenta ta dala nga Kremlini, është zbuluar se ai ishte vetëm një pretekst për të pushtuar një vend jo aq besnik sa duhej ndaj direktivave të Moskës
Një rrezik islamik në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk ekziston akoma në Yzbekistan, por që mund të bëhet konkret në rast se shpërthen një luftë civile. Kështu ka ndodhur në Afganistan gjatë luftës kundër Bashkimit Sovjetik
Një betejë midis dy totalitarizmash, midis islamizmit dhe komunizmit? Është kjo ajo që na pret në Yzbekistan? Kjo është teza zyrtare e Presidentit postkomunist Islam Karimov, ish-drejtues sovjetik që nga regjimi i vjetër nuk ka ndryshuar asgjë, as në metodën e qeverisjes, as te njerëzit, porqë tani mund të gjejë limfë të re jetike në luftën kundër Islamizmit të papërmbajtur. Më 13 maj, trupat e tij kanë qëlluar mbi një turmë manifestuesish në qytetin e Andijonit, pasi një grup i armatosur kish sulmuar burgun lokal, për të çliruar 23 sipërmarrës nën proces, të akuzuar pse kanë pasur kontakte me lëvizjen islamiste Akramija.
Llogaria e të vdekurve është ende e pasaktë: një llogaritje e saktë fliste për 30 të vdekur, por vlerësimi është ngjitur në 500 dhe ka që flasin edhe për 750 viktima. Më 14 maj, Karimov deklaronte se aksioni i tij ishte mbrojtja legjitime ndaj një komploti islamist, i organizuar jo vetëm nga lëvizjet lokale islamiste, por edhe nga anëtarë të ish-regjimit talebanas në Afganistan dhe në Pakistan. Kjo duket të jetë edhe teza e neoPresidentit të Kirgizistanit, Kurmanbek Bakiev: “Kjo ka ndodhur – ka deklaruar të nesërmen e gjakderdhjes në Andijon – për faj të atyre të Lëvizjes Islamike të Yzbekistanit dhe të lëvizjes Hizb ut Tahrir”.
Frika e Presidentit kirgiz është e kuptueshme, duke pasur parasysh se rreziku i islamizmit rëndon mbi vendin e tij po aq sa mbi Yzbekistan. E njëjta gjë zbatohet për reagimin rus: menjëherë pas ngjarjeve, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, e ka likuiduar krizën e fqinjit jugor si “një çështje e brendshme” të Yzbekistanit, por një ditë më vonë ka deklaruar diçka shumë të ndryshme: se Rusia dispononte informacione inteligjence mbi pjesëmarrjen e lëvizjes islamike ndërkombëtare në shpërthimin e rebelimit të Andijonit. Duke qëndruar kështu gjërat, do të dukej pikërisht që përplasja e Andijonit është një episod i radhës i xhihadit global të shpërthyer nga islamistët kundër Rusisë dhe perëndimorëve. Por a jemi të sigurtë?
Ashtu si rusët në Çeçeni, edhe qeveritarët yzbekë janë preokupuar, parasëgjithash, për t’i larguar gazetarët nga fusha e betejës. Kështuqë, në mungesë pothuajse të plotë provash dhe dëshmish, është e vështirë ta konfirmosh tezën zyrtare, po aq sa dhe ta vësh në diskutim. Por kur kanë ndodhur përplasjet, reporterët e pavarur që ndodheshin në vend kanë dhënë një sasi të madhe provash të kundërta me tezën zyrtare të Karimovit. Të gjithë dëshmitarët bien dakord mbi një fakt: se në aksionet e 13 majit, ditë tashmë e pagëzuar si “e premtja e përgjakshme”, ka pasur dy gjëra mjaft të dallueshme midis tyre. Në një moment të parë, një grup i armatosur prej 100 personash ka sulmuar burgun e Andijonit, për të çliruar 23 sipërmarrësit nën proces dhe të gjithë të burgosurit politikë të “arrestuar me akuza false”, po t’u përmbahesh deklaratave të vetë rebelëve. Në një moment të dytë, një turmë civilësh ka dalë në shesh me rivendikime politike, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Është në këtë pikë që mjetet e blinduara të qeveritarëve kanë hapur zjarr. Turma mbi të cilat trupat qeveritare kanë qëlluar nuk mbante parrula xhihadiste, nuk thoshte slogane religjioze, nuk kishte bile as pamjen e “masës së islamizuar”, që shumë herë është parë në veprim nga Palestina në Pakistan, nga Somalia në Indonezi. Një dëshmitare lokale, Galina Burkharbaeva, korrespondente e Institute for Uar and Peace Reporting, flet për mjete të blinduara që hapën zjarr mbi një turmë të paarmatosur njerëzish, burrash, grash e fëmijësh në ikje. Për sa i përket sulmit të mëparshëm ndaj burgut, një prej njerëzve që morën pjesë, përpara se të vdiste nga zjarri i qeveritarëve, i kish dhënë një intervistë korrespondentit lokal të Radio Free Europe, duke deklaruar se nuk kishte kontakte me lëvizje integraliste islamike dhe se kish rrokur armët vetëm pse i dëshpëruar nga metodat represive të përdorura nga regjimi. Sipas mbrojtësve të aksionit të forcës të regjimit të Karimovit, një argument i fortë është: në qoftë se kanë sulmuar burgun për të çliruar terroristët islamikë, atëhere do të thotë që revolta është detyrimisht islamike.
Por, të 23 të burgosurit objekt i protestës, qenë vërtet terroristë islamikë? Qenë të akuzuar për këtë, por të afërmit dhe mbështetësit e tyre e mohojnë, duke pohuar se rrëfimet e tyre qenë nxjerrë me torturë, pikërisht si në kohërat e ish-Bashkimit Sovjetik. Veç të tjerash, akuza e terrorizmit islamik është përdorur shumë shpesh për të arrestuar opozitarë dhe rivalë të regjimit të Karimovit, edhe pse në këtë rast ekziston burgu preventiv, humbja e pothuajse të gjitha të drejtave të mbrojtjes në aspektin procesual dhe një trajtim burgu shumë i ashpër.
Shumë më keq se në Guantanamo, po qe se duam të bëjmë krahasime. Duke ju përmbajtur të afërmve të 23 sipërmarrësve të procesuar, shumë prej tyre nuk qenë as myslimanë praktikues dhe bile as nuk do të ëndërronin të futeshin e të bëheshin pjesë e një lëvizjeje integraliste. Kur ka ndodhur që islamikë, të gatshëm edhe për vetëvrasje – vrasje, të mohojnë përkatësinë e tyre religjioze dhe ideologjike? Do të rraseshin në burg jo pse islamikë, por pse sipërmarrës. Ekonomia e Yzbekistanit është akoma kryesisht planifikuar nga shteti dhe, kur shteti i mbaron resurset e tij, përveçse të mbledhë taksat, kalon drejtpërsëdrejti në konfiskimin e sipërmarrjeve private, duke u burgosur pronarët. Nuk do të ishte hera e parë që Yzbekistani shtetëzon sipërmarrjet private.
Pikërisht në muajt e fundit është bërë më e fortë lëvizja e protestës së bujqëve, të cilëve u janë shtetëzuar tokat dhe instancat e lëvizjeve të protestës të shfaqura janë mbi të gjitha antistataliste dhe joislamike. Të organizuar në Lëvizjen e Bujqëve të Lirë, drejtuar nga Nigora Hidoyatova, bujqit kërkojnë privatizimin e tokave dhe liberalizimin e bujqësisë. Lëvizja e protestës se tregtarëve të vegjël, që në shtator të vitit 2004 kishin dalë në shesh edhe në vetë qytetin e Andijonit, synonte në rihapjen e kufijve dhe në abrogimin e tarifave protesksioniste. Shumë prej këtyre lëvizjeve, të markës liberale, janë konverguar në protestën e përgjithshme të së “premtes së përgjakshme”. Ka edhe një veçanti tjetër që e vë në dyshim natyrën islamike të lëvizjeve të 13 majit: islamikët nuk i kanë rivendikuar. Përkundrazi, një prej liderëve të lëvizjes Hizb ut Tahrir, nga mërgimi i tij në Londër, ka mohuar çdo lidhje me rebelimin, duke mbështetur që lëvizja e tij nuk ka dashur asnjëherë t’u drejtohet metodave të dhunshme. Kur ka ndodhur që islamikët të jenë tërhequr prapa pas atentatesh e rebelimesh?
Tendenca e lëvizjeve islamike është ajo e vënies në dukje sa më shumë të jetë e mundur, të rivendikojë edhe atentatet e e të tjerëve, boll që të sigurojë shikueshmëri. Asgjë nuk është e sigurtë, por dyshimet mbesin, edhe pse klasa drejtuese sovjetike gjithmonë ka lëshuar akuza të lehta për të justifikuar aksionet e saj të forcës. Dikush tjetër, përpara Karimovit, ka lëvizur tanket, duke u justifikuar zyrtarisht me domosdoshmërinë e frenimit të revolucionit të papërmbajtshëm islamik në Azinë Qendrore: Leonid Iliç Brezhnev, përpara se të pushtonte Afganistanin në dhjetor të vitit 1979. Pas disa vitesh, nga dokumenta ta dala nga Kremlini, është zbuluar se ai ishte vetëm një pretekst për të pushtuar një vend jo aq besnik sa duhej ndaj direktivave të Moskës.
Mbetet edhe mundësia që një rrezik islamik në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk ekziston akoma në Yzbekistan, por që mund të bëhet konkret në rast se shpërthen një luftë civile. Kështu ka ndodhur në Afganistan gjatë luftës kundër Bashkimit Sovjetik. Kështu ka qenë edhe në Çeçeni, ku islamikët, që më parë qenë një minorancë e papërfillshme, janë bërë grupet ushtarakisht më të fuqishme pas vitesh lufte kundër Rusisë. Në luftë mbizotëron ai që ka para, armë dhe kontakte me botën e jashtme: islamikët i kanë të treja.
Në rast lufte në Yzbekistan mund të marrë gjithçka ka nevojë nga integralistë që operojnë në Pakistan dhe në Afganistan. Është për këtë arsye që Shtëpia e Bardhë fton zytrarisht për qetësi të dyja palët për të shmangur shpërthimin e një konflikti. Në analizën e shkruar për llogari të Heritage Foundation, Ariel Cohen, ekspert i ish-zonës sovjetike, tregon rrugën më të mirë për daljen nga kriza: zgjedhje të lira parlamentare multipartiake, zgjedhje të lira presidenciale, liberalizim të ekonomisë dhe garanci më të mëdha të të drejtave individuale. Në qoftë se regjimi i hapet liberalizimit dhe shmang shpërthimin e një lufte civile, mund të largojë edhe rrezikun e integralizmit.