MORATI: ADRIANO NUK PREKET
08/06/2005 Presidenti i Interit ka mohuar çdo spekulim në lidhje me fenomenin brazilian, ndërkohë që i “hap derën” Solarit
Për të shuar gjithë thashethemet e javëve të fundit në lidhje me Adrianon, në skenë ngjitet vetë numri 1 i Interit, Masimo Morati, i cili shtrëngon fort talentin brazilian dhe hedh poshtë çdo ofertë të mundshme për të: “Asnjëri nga ne të Interit nuk ka menduar në ndonjë moment për shitjen e Adrianos. Për ne është shumë i rëndësishëm dhe do të mbështetemi tek ai edhe për shumë vite”. Tregohet mjaft i prerë pronari i Interit, i cili “blindon” përfundimisht sulmuesin e tij: “Adriano nuk do të lëvizë nga Interi, as këtë sezon dhe as në të ardhmen. Nuk më interesojnë paratë, kështu që nuk më bëjnë përshtypje shifrat e përmendura kohët e fundit, që në fakt as nuk ekzistojnë. Nuk kemi marrë ndonjë ofertë të tillë, por edhe nëse do të vijë, do ta refuzojmë pa u menduar gjatë”. Pra, hidhen poshtë zërat për një superofertë prej 100 milionë eurosh për brazilianin, që duhet të ketë ardhur nga i zakonshmi Roman Abramoviç, pronar i Çelsit. Më pas, Morati ka komentuar edhe fjalët e Adrianos, i cili ka pranuar interesimin e klubit anglez: “Nuk janë shumë të qarta, por mendoj se janë fryt i një përkthimi të çalë. Kjo për faktin se një ditë më parë kishte lëshuar disa deklarata simpatike dhe i kishte bërë presion trajnerit të Kombëtares braziliane që të mund të luante në Kupën e Italisë, duke treguar se sa e do këtë bluzë”. Argumenti tjetër i ditës, është interesimi i Interit për Valter Samuel, e vërtetë? “Samuel dëshiron të largohet nga Reali, por vlerësimi i tij është i ekzagjeruar. Me shifra të tilla, po e lëmë në krizën e tij, po shohim për zgjidhje të tjera, ndërsa më vonë të shohim”. Sipas thashethemeve të zakonshme të merkatos, Interi kërkon edhe Kasanon e Xhilardinon, përveç të zakonshmit Ronaldo: “Nuk di ç’të them. Sa herë që një lojtar nxirret në shitje, e çojnë menjëherë te Interi”, mohon me diplomaci Morati, i cili nuk e fsheh interesin për argjentinasin e Realit, Santiago Solari: “Për atë ndryshon diskutimi, sepse duhet të vinte që disa vite më parë, kur shitëm Ronaldon. Mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne, të shohim”. Ndërkaq, disiplina italiane ka pezulluar për dy ndeshje kampionati Vierin, për një faull gjatë ndeshjes së fundit të sezonit me Rexhinën.