E Hënë, 2 Nëntor 2026

Solari-Inter, gati “martesa”

08/06/2005  Më mirë vonë, se kurrë. Kjo shprehje vlen plotësisht për rastin e Santiago Solarit, i cili më në fund duket se do të kalojë tek Interi, skuadër që duhet ta kishte blerë që para 3 viteve. Në 2002, kur Ronaldo kalonte te Reali i Madridit, në marrëveshje parashikohej transferimi i Solarit në Milano, por ai operacion u anulua sepse Interi e Solari nuk ranë dakort për shifrat e kontratës, ndërkohë që tani thuhet se është nënshkruar një kontratë 3-vjeçare midis palëve. Sipas të përditshmes spanjolle “Marça”, tashmë drejtuesit e Interit kanë gjetur një marrëveshje me Realin, në bazën e 3 milionë eurove, ndërkohë që lajmërimi zyrtar është vetëm çështje orësh. Argjentinasi është njeriu i duhur për krahun e majtë të mesfushës zikaltër, që ka çaluar gjatë gjithë sezonit të kaluar. Por nuk mbaron me kaq merkatoja e Interit, sepse zikaltrit janë në tratativa me Kaljarin për sulmuesin e krahut Mauro Espozito, një nga zbulimet e kampionatit të sapombyllur. Tratativa ka muaj që ka filluar, por mungon marrëveshja ekonomike: Interi ofron 7 milionë euro dhe portierin Karini, ndërsa Kaljari kërkon 15 milionë. Përsa i përket mbrojtjes, duke qenë se Samuel kushton tepër, atëherë Interi është rihedhur në sulm për Kristian Çivun, duke ofruar të holla dhe sulmuesin Hulio Kruz, por vështirë se Roma do të pranojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›