Parreira: Vetëm sulm ndaj Argjentinës
08/06/2005 Trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, ka premtuar se skuadra e tij do të bëjë një lojë sulmuese, kur do të përballet sot, me rivalen e përhershme, Argjentinën, në takimin eliminator për Botërorin 2006. Gjatë një konference për shtyp, Parreira ka deklaruar se Seleçao do të paraqitet në fushë, me të njëjtin formacion si ndaj Paraguajit, ndaj të cilit fitoi të dielën, me rezultatin 4-1, megjithatë trajnerit i duhet të kryejë dy zëvendësime në mbrojtje. Kafu do të jetë në vend të Beletit, pasi për shkak pezullimi i mungoi takimit me paraguajanët, ndërkohë që Huan do të zërë vendin e Lucios, i cili u ndëshkua me të kuq, të dielën. Për sa i përket mesfushës braziliane, Emerson dhe Ze Roberto do të jenë përpara mbrojtjes, ndërkohë që Kaka e Ronaldinjo do të jenë “hallka” lidhëse me Robinjon e Adrianon. “Si mund të ndalosh një skuadër të tillë për të shkuar përpara?” – është shprehur Parreira. Formacioni i këtij të fundit u paraqit në mënyrën më të përkryer në fushë ndaj Paraguajit, megjithëse pa Ronaldon, i cili deklaroi se ishte i lodhur.
“Që tani e tutje kjo do të jetë fytyra e vërtetë e Brazilit. Ne do të tregohemi të matur, megjithatë tendenca do të jetë drejt sulmit gjatë gjithë ndeshjes. Do të ishte vrasëse, nëse do të qëndronim vetëm në mbrojtje” – ka theksuar Parreira. Argjentina aktualisht kryeson grupin prej 10 skuadrash amerikano-latine, me 28 pikë pikë, vetëm një pikë sipër Brazilit. Të dyja këto skuadra janë pothuajse të siguruara për në Botërorin e Gjermanisë dhe fituesi i takimit të sotëm do të jetë finalisti i parë nga ana matematike.