E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Interi frenohet ne Firence

Vrapi i Interit drejt vendit të tretë në Serinë A është frenuar në Firence, në ndeshjen me Fiorentinën. Zikaltërit nuk kanë marrë më tepër se barazimi 0-0 në ndeshjen e javës së 34-rt të Serisë A.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja krahët, takimi është mbyllur me rrjetat e paprekura, ndërsa Fiorentina ishte fare pranë golit të avantazhit, por Ljajiç në të 69-tën ka shpërdoruar një mundësi të artë, duke mos shënuar me 11-metërsh.

Në këtë mënyrë, sfida në “Franki” përfundoi 0-0. Zikaltërit ngadalësojnë vrapin drejt vendit të tretë, që përkthehet në biletën e fundit për Champions League. Në anën tjetër, Fiorentina ka fituar një pikë me shumë vlerë në garën për të mos rënë nga kategoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›