France arratiset Montpelje
Goli I fitores u realizua në minutën e pestë, kur sulmuesi Sulejman Kamara dërgoi në rrjetë një harkim nga e djathta të mesfushorit Belhanda. Montpelje kërkoi vazhdimisht edhe golin e sigurisë, por pa arritur të dyfishonte.
Skuadra e trajnerit Rene Zhirard konfirmohet si forca e parë e kampionatit francez dhe kthehet te fitoret pas hapit fals të një jave më parë në fushën e Lorient, që nuk u shfrytëzuar nga kundërshtarët.
Ndërkohë, ata konfirmohen si një ekip që nuk fal në shtëpi. Në fakt, statistikat tregojnë se Montpelje ka humbur vetëm 5 pikë në 17 sfida në “Stade de la Mosson”.
Tashmë, ata presin përgjigjen e PSG-së, që luan kundër Soshosë. Megjithatë, skuadra e Ançelotit nuk duhet të mendojë vetëm të ngushtojë diferencën me kreun, por edhe të ruhet nga Lila, që pas fitores 2-0 përballë Dizhonit e ka ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën nga vendui i dytë.