Hollivudi nxjerr sekretin e Luftës së Ftohtë
Nuk është deputeti tipik, nuk është spiuni i rëndomtë, është miliarderja e pazakontë e shoqërisë së lartë. Kur askush nuk i dëgjonte, ata ndryshuan botën përgjithmonë. Nga regjisori i nderuar me Oskar, një histori e pabesueshme, por e vërtetë. Nën interpretimin e aktorëve Tom Hanks, Julia Roberts dhe Philip Seymour Hoffman, Mike Nichols pas një udhëtimi në seksin e “Closer” dhe “Angels” kthehet për të folur për Amerikën e ditëve të sotme, duke iu referuar një ngjarje në fund të viteve ‘80, lufta në Afganistan si një parathënie e tragjedive talebane; Afganistan, Irak, 11 shtator.
Skenari është shkruar mjeshtërisht nga Aaron Sorkin dhe është një histori që ngrihet mbi humorin dhe cinizmin socialo-politik. Një Tom Hanks thuajse i përsosur për një rol të pazakontë për të, meqë kujtohet për interpretimet në “Apollo13” dhe “Forrest Gump”. Pushteti është i bukur. Pushteti është gjithçka. Dhe mbi të gjitha të lejon shumë privilegje: para, famë, dyer të hapura dhe joshje të lehta dashurie. Pikërisht kështu Mike Nichols tregon me “Charlie Wilson’s War” (në shqip “Lufta e Çarli Uillson”), historinë e një burri të suksesshëm, simpatik dhe pa asnjë peng në zemër, i përfshirë thuajse rastësisht në një çështje që do të ndryshonte historinë e botës. I frymëzuar nga një personazh i vërtetë, filmi që mbërrin në ekranin e kinema “Millenium” në Tiranë, ditën e martë, më 15 korrik tregon se si një senator i Teksasit, pikërisht, Charlie Wilson ia doli që të jepte dermën vendimtare për rënien e Bashkimit Sovjetik. Dhe si e bëri këtë? Thjesht duke i dhënë të gjithë kontributin e mundshëm luftës së afganëve kundër Ushtrisë së Kuqe: një gërshetim i përsosur i dollarëve dhe spiunëve, me shumë "sponsorë" teksanë të përfaqësuar nga një trashëgimtare e pasur që mbështet çështjen antikomuniste, me qëllim furnizimin e afganëve me armët më moderne pa përfshirë drejtpërsëdrejti Uashingtonin. Gjithçka pa hequr dorë nga një vlerë shumë e fortë e jetës së Çarlit: shija e pushtetit dhe një kaskatë grash të bukura.
““Charlie Wilson’s War” (në Itali, përkthyer dhe botuar me titullin kuptimplotë “Armiku i armikut tim”) është titulli i librit George Crile, publikuar në vitin 2003, që tregon operacionin më të madh sekret në historinë e shërbimeve të fshehta për mbarimin e Luftës së Ftohtë. Autori pas 15 vjetësh kërkime ia doli të shkruante një libër mbi intrigat ndërkombëtare të atyre viteve të aktivitetit politik të deputetit teksan, Charli Wilson, i cili falë një vendosmërie të fortë arriti të merrte një fond mjaft të konsiderueshëm nga CIA për luftëtarët afganë. Mike Nichols përkthen faqet letrare të “Charlie Wilson’s War” duke sjellë në vëmendjen publiku një histori deri më sot pak të njohur. Asnjëri prej personave të përfshirë në këtë çështje nuk e njihte të gjithë historinë”, - ka shpjeguar bashkëshortja e autorit të librit dhe botuesja Susan Lyne. “Secili prej tyre dinte vetëm një pjesë, një gjysmë të vërtete. George intervistoi Charlie Wilson dhe agjentin e CIA-s, Gust Arvakotos, shumë herë gjatë 15 viteve, por vetëm kur fitoi besimin e tyre ata filluan “të zbërtheheshin” gjithnjë e më shumë. George mblodhi bashkë të gjitha pjesët dhe pastaj kërkoi një kornizë narrative ku të fuste historinë bashkë me personazhet”. “Si çdo amerikan mendoja se ishte një gjë e mirë që një grup afganësh të pastërvitur kishin sfiduar ushtrinë ruse, - ka deklaruar protagonisti dhe bashkëproducenti i filmit Tom Hanks, - por nuk e kisha idenë e anëve më sekrete, që paratë për armët vinin nga shtetet e bashkuara dhe nga vendet e tjera, para të Kongresit tonë...”
Charlie Wilson është mishëruar në film nga aktori i njohur Tom Hanks, kritika e ka vlerësuar thuajse të përsosur interpretimin e tij për këtë rol të pazakontë për aktorin meqë kujtohet për interpretimet në “Apollo13” dhe “Forrest Gump”.
Polemika në SHBA, refuzim në Rusi
Meqë filmi ka një kontekst biografik dhe aq më shumë akoma historik është e natyrshme që të shoqërohet me një atmosferë debati dhe polemikash që kalojnë sferën artistike, duke iu referuar historisë dhe politikës së viteve ‘80. Kështu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-zyrtarë të presidentit Regan janë ndarë në dy grupe për sa i përket filmit. Një pjesë e tyre janë të pakënaqur duke u ankuar se filmi promovon gabimisht nocionin se ishte CIA që në njëfarë mënyre prodhoi 11 shtatorin, ndërsa grupi tjetër mendon se filmi është një leksion mbi fitoren e Luftës së Ftohtë nga Amerika. E ndërsa në SHBA, filmi ndez debate, në Rusi, ai mbetet thuajse i ngrirë. Në fillim u tha se filmi mund të mos shfaqej në kinematë ruse. Të drejtat për filmin ishin blerë nga “Universal Pictures International” (UPI). U spekulua se filmi nuk do të shfaqej për shkak të disa pikëvështrimeve negative përkundrejt bashkimit sovjetik. Drejtuesi i UPI për Rusinë, Yevgeny Beginin, mohoi këto zëra duke thënë "ne thjesht menduam se filmi nuk do të sillte asnjë përfitim". Por reagimet ne blogerat rusë që e kishin parë filmin piratisht në DVD ishin negative. Njëri prej tyre shkruante "I gjithë filmi tregon rusët ose sovjetikët si vrasës brutalë”.