Iso-polifonia 400 këngë në një libër
Libri/ Një botim i ri me këngë të Jugut nga Resul Llogo
Titulli i librit “Një jetë me këngë” është intrigues dhe, mbasi e mbaron së lexuari, debaton me ndërgjegjen dhe gradualisht bindesh së autori ka të drejtë dhe e motivon bindshëm idenë e tij. Pasuria e iso-polifonisë është e përmbledhur në këtë botim të Resul Llogos, duke na dhënë përmes tyre karakterin, veçantinë e zonës së Gjirokastrës. Në strukturën e tij, vëllimi prej 400 këngë, një vëllim dinjitoz e i kompletuar, është i ndarë, konform kërkesave shkencore, sipas përmbajtjes me këngë trimërie, e të nizamit, të kurbetit e të vajit, të dashurisë e të dasmës etj. Një vlerë për autorin është dhe hulumtimi dhe prezantimi i këngëve me karakter fetar, që, përgjithësisht, u kanë munguar teksteve tona folklorike. Interes paraqesin edhe këngët humoristike e në veçanti ato me temë aktuale që janë risitë e aktualitetit
Titulli i librit “Një jetë me këngë” është intrigues dhe, mbasi e mbaron së lexuari, debaton me ndërgjegjen dhe gradualisht bindesh së autori ka të drejtë dhe e motivon bindshëm idenë e tij. Pa perifrazuar mendimet, si lexues i vëmendshëm e kureshtar për të mësuar gjëra të reja nga thesari i iso-polifonisë, vlerësoj disa detaje qenësore që autori i ka motivuar për të përligjur titullin e librit. Pra, Resul Llogo, siç shprehet në parathënie, qysh i vogël, është mëkuar me mushtin e këngës labe dhe këtë të vërtetë jetësore e shoqëron sa me toponimet e fshatit të lindjes, aq dhe me emrat e bashkëmoshatarëve. Ndërkohë, ëmbëlsinë e lirizmit si dhe epizmin, si veçori dalluese të këngës labe, ai ia detyron familjes së tij të shtrenjtë si dhe bashkëfshatarëve kardhiqotë që gjenin tek kënga shpirtin e tyre, virtytet dhe vlerat e jetës. Autori, duke u rritur e u shkolluar, u dashurua me këngën dhe ndër vite, krahas detyrave shtetërore, u bë jo vetëm njohës i rregullt dhe hulumtues i apasionuar, por, me pasion e dëshirë, filloi të transmetojë dhe ta interpretojë, si mjeshtrat e të parëve të tij, madje, duke sjellë prurje të reja për ta përshtatur më mirë e më drejt kohës që po jetojmë. Ajo që të bie në sy në këtë libër është, veç vlerave të tjera jetësore, humanizmi njerëzor i autori, i cili, me modesti, por shumë dashamirësi, ka nxjerrë në pah, si pakkush, galerinë e madhe të vlerave, që kanë dhënë, në këtë lëmë kulturor, si këngëtarët popullor me te madhin Xhevat Avdallin, apo me të rinjtë Arian Shehu etj., ashtu dhe me hartuesit e teksteve që aq bukur e kanë ruajtur tabanin kombëtar, si Aishe Aliko e më të vonshmit Maliq Lile etj. Po ashtu, nder dhe respekt, shpreh Resul Llogo edhe për specialistët e mirënjohur si Roland Cene etj., si dhe emrat e nderuar jashtë Gjirokastrës, në Tiranë si profesor Vasil Tole etj. Pa hyrë në hollësira, dua të citoj se autori i librit “Një jetë me këngë” u bën homazh nderi, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe ndikimin që pati në formimin e tij mbi 84 moshatarëve e bashkëfshatarëve, si dhe 34 krijuesve e 63 këngëtarëve, të cilët, bashkërisht në kohë e vende të ndryshme, e ruajtën dhe e pasuruan iso-polifoninë, si një vlerë jetëdhënëse të kulturës kombëtare.
Në strukturën e tij, vëllimi prej 400 këngë, një vëllim dinjitoz e i kompletuar, është i ndarë, konform kërkesave shkencore, sipas përmbajtjes me këngë trimërie, e të nizamit, të kurbetit e të vajit, të dashurisë e të dasmës etj. Një vlerë për autorin është dhe hulumtimi dhe prezantimi i këngëve me karakter fetar, që, përgjithësisht, u kanë munguar teksteve tona folklorike. Interes paraqesin edhe këngët humoristike e në veçanti ato me temë aktuale që janë risitë e aktualitetit. Si cikli fetar dhe ai humoristik që përfaqësohen me 61 këngë në vëllim, pjesërisht, pak të njohura, ia shtojnë vlerat vëllimit, edhe nga ana artistike, duke e bërë edhe më të mirëpritur nga dashamirësit e shumtë që ka kënga gjirokastrite.
Natyrisht, siç është dhe tradita e këngës iso-polifonisë labe epizmi është më i theksuar, duke u bërë jehonë traditave tona të bukura që kanë frymëmarrje tek guximi e trimëria, tek krenaria e malli, tek dashuria dhe urrejtja. E parë në një këndvështrim më të gjerë, vëllimi sa është voluminoz është dhe aq cilësor, sa është shprehës në mendime është dhe vizionar, sa shpreh larmi tematike dhe shumëllojshmëri në formë, aq shpreh dhe potencë në fjalë e në mendim. Pa pretenduar t’i bëj një analizë ideoartistike, të nxjerr vlerat e shumta që kanë këngët që aq me kujdes i ka përzgjedhur autori në vëllim, dua të citoj disa vargje, që shprehin forcën e mendimit të fshatarësisë sonë ndaj pushtuesve turq, të cilët ishin të bombarduar me taksa të shumta. Fshatarët duke u bërë zot të truallit të vendlindjes, këndojnë:
S’ japim xhelep, as nizame
Shpata jonë gris fermane
Kanë zot trojet tane
Apo, duke dhënë mjerimin ekonomik dhe kurbetin si plagë të mëdha shoqërore, lexojmë dy vargje me vizion të gjerë, që pasqyrojnë realitetin e ditës.
Me iku çupa dhe djali,
Nga dhimbja çahet dhe mali.
Bukuri të veçantë kanë vargjet e këngëve të dashurisë që është cikli më i plotë e përfaqësues në vëllim, gjithsej 101 këngë. Vargjet gjashtë rrokësh, plot muzikalitet, me figuracion të rrallë, shprehin një botë shpirtërore djaloshare, plot vrull…
Seç me ra sevdaja,
Mu te xhamadani,
Ja të marr për nuse,
Ja s’më duhet xhani,
Vargje që nuk kanë nevojë për koment, sepse poeti popullor, gjithë elegancë e i frymëzuar, i ka skalitur me dorë mjeshtrie. Dashuria baritore që spikat në të gjithë ciklin, sa më lirizëm, aq dhe me epizëm, ka një frymëmarrje individuale, shprehet me fjalë që janë ledhatuese nga kuptimi fillestar, shprehin një revoltë të zbutur, një egërsi frymëzuese si:
ǒdeshe këtu, thefsh kërcinë,
Me kë m’i le bagëtinë
Apo, moj kokë e qenit, moj qene
Shumë shprehëse janë mendimet e shprehura në këngët humoristike, kryesisht aktuale, kushtuar deputetëve të Parlamentit, të cilët, duke mashtruar me premtime, kanë humbur lidhjen me popullin, e janë bërë shakaxhinjtë e kohës, por populli di të japë e të nxjerrë mësime nga jeta, kur këndon:
Fushata do vijë prapë,
S’e hamë sapunin për djathë...
Apo, për zyrtarët që bëjnë emërime e shkarkime nëpër kafene si
Nesër mblidhet komiteti,
Hiqet Xhelua, vjen Serveti,
Avash mos na dalë sekreti.
Ndër këngët fetare shpaloset besimi i thjeshtë dhe i çiltër i popullit që ka tek e mira, tek urtësia, tek ajo fuqi që lufton lakminë, urrejtjen, ndaj atyre njerëzve që përcjellin fjalën e zotit, poeti këndon:
Sheh Hysen Ali Hormova,
Gëzuar për shumë mot,
Të urojmë të gjithë sot.
Sepse, siç shkruhet në Kuran
Dy pjesë jep, njërin e mban
Bën sevap për fukaranë.
Natyrisht, vëllimit i rriten vlerat edhe nga puna e kujdesshme dhe e mençur e autorit që ka ditur të sjellë e të renditë një mori fotografish, të grupeve e të pjesëmarrësve të ndryshëm nëpër festival, duke evidentuar mirë dhe bukur, kostumet karakteristike të shumë krahinave, të shumë grupeve, me dhe pa orkestrime, si dhe të specialistëve... Ashtu si kënga popullore e shkruar dhe e kënduar me mushtin e mallit të shpirtit të pastër, po me aq kujdes, mall e shpirt bujar, ka treguar autori që i mblodhi si bletë punëtore, lule me lule, dhe ia servir lexuesit si një buqetë aromatike, plot hijeshi. Respekti dhe puna këmbëngulëse e admiruar, përkushtime dhe vëmendja intelektuale, guximi i spikatur dhe angazhimi serioz, aftësia për të shprehur në vargje mençurinë e urtësinë e popullit, e rendisin Resul Logon në radhën e njerëzve të shquar e të apasionuar, që me dashamirësi kontribuojnë në zhvillimin e kulturës kombëtare. Jam i bindur se ky libër që ka mjaltë nga mjalti i këngës popullore gjirokastrite, do ta lartësojë e do ta zbukurojë përmendoren e kulturës gjirokastrite që me aq mund e djersë, mall e dashuri, nder e respekt, është ndërtuar nga të parët tanë dhe që me aq dashamirësi po pasurohet sot, njerëzit e penës, të artit e të kulturës që fatbardhësisht, Gjirokastra i ka të shumtë, e dinjitozë, që kanë rrezatuar e po rrezatojnë plot dinjitet në kulturën kombëtare. Ndërsa për këtë libër specialisti i folkut, Vaso Tole shprehet në parathënien e librit se “autori i librit është i mirëpritur nga lexuesit e, ndërkohë, librit i uroj me gjithë zemër, rrugë të mbarë dhe si mik i mirë, të na e pasuroje bibliotekat tona, ndërsa ju, të dashur pjesëmarrës, si lexues të nderuar e të respektuar, të këngës popullore, të mos e humbisni rastin për ta blerë e për ta shijuar këtë nektar”.