As mecenati dhe as Pango nuk mbrojnë artin
Festivali i Butrintit në tetë vite: 1700 artistë nga bota në skenë dhe 37 mijë spektatorë, janë shkruar mbi 300 artikuj. Kritikët Adriatik Kallulli dhe Josif Papagjoni reagojnë për Festivalin e Butrintit, pse nuk funksionin mecenati në art?! Ligji për sponsorizimin është i pazbatueshëm nga vetë ligjvënësit
As mecenati dhe as Pango nuk mbrojnë artin
Në Butrint për të nëntin vit do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove. Prej datës 18-22 korrik do të ngjiten në skenën antike katër trupa teatrore. Ky numër është përgjysmuar pas vendimit të ministrisë për të shkurtuar buxhetin duke çuar në reduktimin e pjesëmarrësve të përvitshëm, që shkonte në gjashtë ose shtatë shfaqje.
Për të hedhur në vështrim të shkurtër mbi tetë vitet e organizimit të festivalit, si dhe për të parë pse ka shërbyer ky festival, dje organizatorët kanë mbajtur një konferencë për shtyp, duke e organizuar në formën e një tryeze të rrumbullakët, me kritikët Josif Papagjoni, Adriatik Kallullin, regjisorin Alfred Bualoti, që është ideatori dhe organizatori i festivalit etj. “Duke reflektuar për 8 vitet e organizimit mund të themi se Butrinti e ka marrë emrin e vet, si ngjarje kulturore e rëndësishme, ku ka pasur vështirësitë dhe kulmet e veta”, - ka thënë Bualoti.
Janë dy-tre momente nga kjo ngjarje që merren si pika referimi. Së pari kjo ka të bëjë me një nga vlerat dhe shkollat për teatrin bashkëkohor, ku veçohet cilësia e aktrimit që është prezantuar nga vende të ndryshme në Butrint. Nga ana statistikore mbi 1700 artistë janë ngjitur në skenën e Butrintit në tetë vite, duke tërhequr vëmendjen edhe emra të mëdhenj artistësh. Këta nuk kanë qenë vetëm artistë aktrimi, por edhe kërcimi, regjisorë, skenografi etj. Në skenën e Butrintit është ndjerë talenti, puna e këtyre artistëve duke pasur si ngjarje dhe teatrin e përtej kontinentit, siç ishte trupa teatrore amerikane “La Mama”, me regjisoren e famshme Elena Stjuart, e cila ka qenë e pranishme në Butrint.
“Sa i takon spektatorit ka qenë gjithnjë i diskutueshëm, pak utopik”, - është shprehur Bualoti. Sepse për herë të parë në atë vend pas 2500 vjetësh, rikthehet teatri. Por vit pas viti është vënë re krahasimisht me festivalin dhe diferencimin e spektatorit, duke u kurorëzuar me prurjen e trupave me subtitrim, në gjuhën shqipe. Organizatorët e festivali janë shprehur se ndoshta gjuha, sezoni i papërshtatshëm (shumica e edicionit të festivalit është mbajtur në muajin shtator, prej dy vitesh mbahet në korrik) janë momentet ku kanë reflektuar, me zhvendosjen njëkohësisht të festivalit në muajin korrik, e këtë vit në kulmin e sezonit turistik. Gjithsesi, duke iu referuar shifrave prej tetë vitesh kanë ndjekur shfaqjet rreth 37 mijë spektatorë.
Kritiku Josif Papagjoni vërejti se në vite është rritur jo vetëm cilësia e festivalit, por duke e afruar në sezonin turistik, kjo ngjarje është shndërruar edhe në një fenomen turistik.
Josif Papagjoni: Pse nuk ka mecenat të artit
Festivali ndërkombëtar i teatrove në Butrint do të mbahet nga data 18 korrik deri më 22 korrik. Nga gjashtë trupa teatrore, me të cilat ishte lidhur kontratë për të ardhur në Butrint, vetëm katër prej tyre do të prezantohen në festival. Shkaku i përgjysmimit të trupave pjesëmarrëse tashmë është bërë e njohur nga organizatorët e festivalit; përgjysmimi i buxhetit nga Ministria e Kulturës ka çuar në shterimin e ditëve të festivalit.
“Donim që në edicionin e 10-të të kapnim standardet e festivaleve evropiane, duke hyrë në garë me to, por donatori ynë që është Ministra e Kulturës na ndaloi papritur, dhe nuk e prisnim këtë përgjysmim të fondeve”, - është shprehur dje Alfred Bualoti. Këtu ai ka tërhequr vëmendjen dhe në faktin se vrapimi drejt Evropës në këtë kohë kur shënohen rritje çmimesh, në Shqipëri ndodh e kundërta. “Kjo ishte marramendëse për ne. Ne u njoftuam vetëm një muaj para aktivitetit për këtë shkurtim buxheti”, - tha Bualoti. Duke u ndodhur para kësaj situate organizatorët e festivalit kanë treguar dje se lëvizën gjithë mekanizmat e mundshme për të sensibilizuar shtetin, duke i dërguar peticion qeverisë, ku janë mbështetur dhe nga një grup artistësh dhe njerëz të teatrit që ky aktivitet të mos ndërpritej. Por në fund, tha Bualoti, morëm atë që vendosi Pango.
Ndërsa është diskutuar në tavolinën e djeshme për funksionimin e ligjit të sponsorizimit, edhe pse ka pesë vite që është miratuar nga Parlamenti, Bualoti është shprehur se ky ligj është krejt i pazbatueshëm. Kjo jo vetëm për faktin se ka dobësi dhe mangësi në hartimin e tij, por është një ligj i pazbatueshëm nga vetë ligjvënësit. I pranishëm në takimin e djeshëm me mediat, ka qenë dhe kritiku Adriatik Kallulli, i cili ka shtuar se ky festival nuk është një pasuri nxitimthi, por duket parë me përgjegjshmëri nga shteti. Kallulli ka thënë se përgjegjësinë për këtë festival duhet ta mbajë ministria, përderisa mungon mecanati për ta mbrojtur.
Festivali, përballë zhvillimeve teatrore
“Festivali i Butrintit është aktiviteti më i mirë në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Është një miopi e ministrisë që nuk do ta shikojë këtë si vlerë, dhe që e ka braktisur”, - është shprehur dje kritiku Josif Papagjoni. Pas tetë vitesh organizim në mënyrë krejt të papritur festivali gjendet pa mbrojtje, pa mecenat.
Ajo që organizatorët, por dhe kritikë e njerëz të teatrit kanë shprehur është kurnacëria e Ministrisë për Artin, dhe e shumë organizmave të tjerë, e subjekte private që mbajnë qëndrim rrënues për artin. Ndonëse Kryeministrit i është drejtuar një peticion, e nënshkruar prej më shumë se 30 artistëve, asnjë reagim nuk ka pasur.
Kritikët e pranishëm dje në tryezën e rrumbullakët, të hapur për mediat, kanë lëshuar sinjalin se nuk mund të kthehemi 15 vite mbrapa. Ndërsa kritiku Adriatik Kallulli është ndalur tek prurjet teatrore që ka pasur festivali duke veçuar mbi dy-tre shfaqje teatrore, si trupat angleze, amerikane, greke etj., që kanë shërbyer si shkollë për artistët dhe teatrin shqiptar. Gjithashtu Kallulli përmend prezencën e regjisorit të njohur bullgar, Aleksandër Morfov, i cili ka realizuar një vit më parë premierën “Don Zhuani” etj.
Adriatik Kallulli: Saranda ka shmangur detyrimet e festivalit
Duke menduar se kjo veprimtari duhet të jetë e shkrirë me jetën e qytetit të Sarandës, në tetë vite ka ndodhur e kundërta. Atmosfera është përqrndruar vetëm në Butrint. Organizatorët dhe njerëzit e teatrit mendojnë se kjo është një dobësi e Bashkësisë së Sarandës, që nuk e shfrytëzon këtë veprimtari për jetën turistike të qytetit.
“Saranda është shmangur nga detyrimet e festivalit”, - thotë Kallulli. Ndërsa si shembull fare pranë nesh, dje, është marrë festivali i Ohrit, i cili financohet krejtësisht nga shteti dhe mbahet në dy muaj në sezonin e verës. Kritiku Kallulli u shpreh se është një nga dëshmitarët e festivalit të Ohrit, duke e krahasuar me ngjarjen që ndodh në Sarandë, ku thotë se pushuesit të mos kenë vetëm rërë dhe plazh, por dhe jetë kulturore artistike.