E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për artistin e mirënjohur Agim Qirjaqi

Janë zhvilluar në mesditë homazhet për aktorin e madhe të skenës shqiptare Agim Qirjaqi. Familjarët e tij miq kolegë dhe figura të larta të shtetit shqiptarë i kanë bërë homazhet përpara se ai të përcillet për në banesën e fundit.
Presidenti Bamir Topi, kreu i opozitës Edi Rama kanë shprehur vlerësimin e tyre për këtë figurë që është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Po ashtu me një vlerësim të veçantë flet për të edhe regjizori Gëzim Kame i cili shprehet se ka pasur shumë bashkëpunime me aktorin e madh.
Agim Qirjaqi u nda nga jeta ditën e dielë në moshën 59-vjeçare nga një semundje e rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›