E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Havel, Berisha: Mbarë Europa humbi liderin e paqes

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve por dhe mbarë kombit cek për ndarjen nga jeta të ish presidentit cek Vaclav Havel.

Në një mesazh drejtuar kryeministrit Cek Petr Necas, Berisha shprehet:
"Me vdekjen e Vaclav Havel, kombi cek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë. Kombet ish komuniste humbën frymëzuesin e kalimit të tyre paqësor nga diktaturat totalitare në liri, mikun e tyre të madh".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›