Homofobia në botën islame
Persona me mjekra e rrëmbyen në qendër të Bagdadit, e hodhën në një vrimë të zezë, e lidhën, urinuan mbi të dhe e rrahën me shkopinj të hekurit. Por, dita më e rëndë për Hishamin ishte dita kur rrëmbyesit i telefonuan familjes së tij. Ai ishte i tmerruar për faktin se ata do t‘i tregonin nënës së tij se ai ishte homoseksual dhe se kjo ishte arsyeja pse ishte rrëmbyer. Po ta bënin këtë, ai kurrë më nuk do ta shihte familjen e tij. Turpi do të ishte i padurueshëm për të. "Bëni çfarë të doni me mua, por mos i tregoni familjes", klithte ai. Në vend të turpërimit të tij para syve të familjes, rrëmbyesit kërkuan një shumë prej 33 mijë eurosh, një shumë kjo astronomike për një familje mesatare në Irak. Prindërit e tij u detyruan të marrin borxh dhe të shesin të gjitha gjërat që posedonin për të grumbulluar paratë për të siguruar lirimin e Hishamit. Pak kohë pasi morën paratë, rrëmbyesit e hodhën Hishamin nga automjeti në një lagje në veri të Bagdadit. Ata vendosën të mos e ekzekutojnë dhe e liruan. "Është kjo mundësia jote e fundit. Nëse të shohim sërish, do të të vrasim", ishte porosia e rrëmbyesve.
Kjo ngjarje ka ndodhur para katër muajve. Hishami është larguar nga Iraku dhe tani jeton në Liban. Ai i tha familjes se ka vendosur të arratiset nga dhuna në Irak dhe se ka gjetur një vend pune në Bejrut. Nuk ka nevojë të thuhet se ai nuk zbuloi faktin se nuk mund të jetojë më në Irak për shkak të njësive të vdekjes, të cilat janë vënë në ndjekje të homoseksualëve. Në Bagdad, një seri e vrasjeve filloi në fillim të këtij viti, fushatë kjo e drejtuar kundër meshkujve për të cilët dyshohej se ishin homoseksualë. Shpesh ata dhunohen, u priten organet gjenitale. Trupat e tyre të pajetë hidhen në rrugë. Organizata "Human Rights Watch", e cila ka dokumentuar shumë krime të këtilla, ka njoftuar për një fushatë sistematike të dhunës në kuadër të së cilës janë kryer me qindra vrasje. Një video-xhirim, në të cilin disa meshkuj mund të shihen duke vallëzuar mes vete në verën e vitit 2008 në Bagdad, besohet se ka nxitur valën e rrëmbimeve, dhunimeve dhe të vrasjeve. Klerikët myslimanë filluan të ankohen për shkak të pranisë së "seksit të tretë", për të cilin u theksua se është sjellë me vete nga ana e ushtarëve amerikanë. Në veçanti ithtarët e klerikut radikal shiit, Muqtada al Sadër, ishin të mendimit se duhet të ndërmarrin aksion për të rivendosur "moralin religjioz". Në selinë e tyre, në lagjen "Sadër Siti" në Bagdad, persona të veshur me uniforma të zeza patrullojnë nëpër rrugë në kërkim të meshkujve, të cilët mund të identifikohen si homoseksualë. Por, nuk janë vetëm pjesëtarët e Armatës së Mahdisë ata të cilët kanë ndjekur dhe vrarë meshkujt homoseksualë. Dihet se në këtë fushatë kanë qenë të përfshira edhe grupet sunite, të afërta me Al Qaidën. Homoseksualët nuk përballen me vështirësi vetëm në Irak, por edhe në të gjitha shtetet e tjera myslimane. Organizatat për të drejtat e homoseksualëve theksojnë se rreth 100 mijë meshkuj homoseksualë dhe femra lesbike janë të kërcënuar në shtetet myslimane. Me mijëra prej tyre bëjnë vetëvrasje, përfundojnë në burg apo fshihen. Më shumë se 30 shtete islamike kanë ligje me të cilat ndalohet homoseksualiteti. Në disa raste, homoseksualët mund të dënohen me burg të përjetshëm. Në Mauritani, Bangladesh, Jemen, disa pjesë të Nigerisë dhe Sudanit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe në Iran homoseksualët mund të dënohen edhe me vdekje. Edhe në ato shtete myslimane, në të cilat homoseksualiteti nuk bie ndesh me ligjin, homoseksualët përndiqen, burgosen dhe në disa raste edhe vriten. Edhe përkundër faktit se për një kohë të gjatë ka qenë i njohur për skenën e vet të hapur homoseksuale, edhe Egjipti ka filluar fushatën e ashpër kundër homoseksualëve. Në Malajzi, homoseksualiteti është shfrytëzuar si armë politike. Në vitin 2000, udhëheqësi i opozitës, Anvar Ibrahim, është dënuar me nëntë vjet burg nën akuzat se ka pasur marrëdhënie seksuale me shoferin e bashkëshortes së tij. Në vitin 2004, ky vendim u shfuqizua dhe Ibrahim u lirua. Madje edhe në Libanin liberal homoseksualët mund të dënohen deri me një vit burg. Në Stamboll ekziston skena e lirë seksuale e madje edhe myslimanët religjiozë janë ithtarë të këngëtarit transeksual, Bylent Ersoj, dhe të këngëtarit tashmë të ndjerë homoseksual, Zeki Mirenit. Por, në botën jashtë shou-biznesit, kjo dukuri konsiderohet si turp dhe sëmundje. Në armatën e Turqisë, homoseksualiteti është një nga arsyet e dështimit gjatë testeve mjekësore. Duket se një valë e homofobisë ka kapluar botën islame, një rajon ky i cili dikur është njohur për transparencën e vet, në të cilin roli i gjinive nuk ka qenë i definuar me një ashpërsi si kjo e sotmja, sikur në ditët e Greqisë antike, kur meshkujt shpesh kanë kërkuar shoqërimin e djelmoshave të rinj. Islamistët tani janë forca dominuese kulturore në shumicën prej këtyre shteteve. Para katër viteve, Ajatollah Ali Sistani lëshoi një dekret religjioz, me të cilin kërkoi vrasjen më brutale të mundshme të homoseksualëve. Është politizimi i islamit ai i cili sot po rezulton me përndjekjen e homoseksualëve. Morali seksual nuk është më çështje private. Ai rregullohet dhe instrumentalizohet nga ana e qeverive. Irani është një shembull, shtet ky në të cilin homoseksualët janë përndjekur pothuajse në vazhdimësi që nga koha e revolucionit islamik në vitin 1979. Sipas disa statistikave, në Iran deri më tani me vdekje janë dënuar 148 homoseksualë, të cilët më pas janë ekzekutuar. Rasti i fundit i këtij lloji, i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, ishte ai i 21-vjeçarit Makvan Moludsade, i cili u var në dhjetor të vitit 2007. Ai ishte akuzuar për dhunimin e disa djelmoshave disa vite më herët. Si rezultat i kësaj situate, me mijëra homoseksualë dhe lesbike janë arratisur nga Irani. Si pasojë e përndjekjes së homoseksualëve, Irani ka përjetuar një bum të vërtetë të kërkesave për operacione për ndërrimin e gjinisë. Vetëm Tajlanda rreshtohet para Iranit kur bëhet fjalë për operacione të këtij lloji. Kjo procedurë u miratua nga vetë Ajatollah Khomeini në vitin 1983.