E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Enciklopedia? Ia bëmë të qartë qëndrimin Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi dje se shteti shqiptar ka bërë reagimin e tij te shteti maqedonas në lidhje me enciklopedinë e botuar pak ditë më parë. Meta theksoi se "qëndrimi i Shqipërisë është dhe do të jetë gjithmonë konstruktiv. Ne qëndrimet tona i kemi shprehur në mënyrë tepër të hapur dhe miqësore. Ai është deklaruar edhe nga Kryeministri Sali Berisha, Presidentit Ivanov të Maqedonisë në Nju Jork së fundmi". Dëshirojmë, vijoi Meta, të shohim hapat e vullnetit të mirë për të shmangur ngjarje të tilla, të cilat nuk ndihmojnë në radhë të parë vetë Maqedoninë por që natyrisht edhe mund të helmojnë edhe marrëdhëniet edhe me vendet fqinje. Ministri i Jashtëm nuk ka dashur ta cilësojë këtë si një incident diplomatik ndaj është shprehur se "nuk duam të mbajmë qëndrime, të cilat mund të shtojnë polemikat. Shqipëria ka qenë dhe është një mbështetje e palëkundur e Maqedonisë në NATO, e Maqedonisë në BE dhe kemi qenë dhe jemi të bindur se në radhë të parë kjo kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim të të gjithëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›