E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me pistoletë tregtari i gazit

Shtohet numri i vetëvrasjeve në Sarandë. Një tregtar është vetëflijuar mëngjesin e së hënës dhe shkak është bërë gjendja e rëndë depresive që i ishte rishfaqur kohët e fundit. Spiro Kromidha është vetëflijuar me një plumb pistolete në banesën e tij, në Lagjen Nr.3 të qytetit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës së të hënës dhe burimet policore thanë se shkak është bërë rikthimi i tij në gjendjen e thellë depresive, sëmundje nga e cila ka vuajtur prej dhjetë vitesh, por që falë kurimit intensiv kohët e fundit ishte normalizuar. Spiro Kromidha, i lindur në fshatin Kalcat të Komunës së Livadhjasë, prej disa vitesh ushtronte veprimtarinë e tij ekonomike si aksioner në linjën e shitjes së gazit në Vrion dhe banonte në Lagjen Nr.3 të qytetit të Sarandës. Pikërisht në apartamentin e tij në këtë lagje të Sarandës, ai është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së martë nga familjarët. Nëntorin e vitit 2006, në rrethana të ngjashme është gjetur i vrarë në hotelin e vet në ndërtim Jorgji Lito, 45 vjeç. Në vitin 2006 i ka dhënë fund jetës me çifte edhe një prodhues sallami nga fshati Xarrë.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›