Homologu kinez, urime për rizgjedhjen e Topallit
Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo, uroi nëpërmjet një letre kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për rizgjedhjen e saj edhe për katër vite të tjera në krye të Kuvendit. Duke e uruar përzemërsisht kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, ambasadori kinez në Tiranë, Junling, i dorëzoi personalisht letrën e urimit të kryetarit Bangguo në të cilën ai shkruan: “Me rastin e rimandatimit të Shkëlqesisë suaj si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në emër të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës dhe në emrin tim personal, ju shpreh Shkëlqesisë suaj urime të përzemërta dhe të ngrohta. Ekziston një miqësi tradicionale dhe e thellë midis dy popujve shqiptar dhe kinez. Vitet e fundit, marrëdhënia dypalëshe ka pasur një zhvillim të mbarë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës”. Nga ana e saj Topalli vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.