E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nxit institucionet të hetojnë tragjedinë e Gërdecit



Vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen “Mediu” u komentua dje dhe nga Partia Socialiste, e cila ka shprehur shqetësim për pushimin e çështjes, duke hedhur akuza për korruptim të drejtësisë. Ndërkaq kjo parti ka kërkuar që të vazhdojë hetimi dhe të dalë e vërteta për tragjedinë e Gërdecit, që ndodhi dy vjet më parë. “Partia Socialiste nxit institucionet përkatëse të vazhdojnë përpjekjet ligjore për të materializuar çdo iniciativë që lejon legjislacioni në fuqi për të zhveshur edhe një herë Fatmir Mediun nga imuniteti parlamentar dhe për t’i dhënë rrugë veprimit ligjor që do nxjerrin përgjegjësitë përkatëse dhe dënimin maksimal për fajtorët”, - tha deputeti Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp dje për këtë çështje. Sipas tij, “familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit dhe mbarë opinioni publik, drejtësia dhe shteti ligjor, u tronditën nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Fatmir Mediu”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›