Vodafone Albania, oferta fantastike komunikimi për abonentët gjatë janarit
TIRANË - Vodafone Albania, gjatë muajit janar ka vijuar të prezantojë oferta dhe produkte fantastike për të gjithë konsumatorët duke u gjendur gjithnjë e më afër nevojave të tyre. Për të gjithë ata që nuk mundën të bënin të tyren paketën “Vodafone Duo” brenda periudhës së parë promocionale, Vodafone Albania e bëri të vlefshme këtë ofertë deri më 31 mars, duke u dhënë mundësinë të gjithëve për të surprizuar të dashurit e tyre edhe për disa javë të tjera. Paketa “Vodafone Duo” ofron një set celularësh si dhe dy karta SIM me parapagesë. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë masive komunikimi mujor prej 1000 minutash, 100 SMS dhe 100 MMS për t’u përdorur drejt numrit tjetër të paketës, dhe kjo për plot një vit prej momentit të aktivizimit. Jo vetëm kaq. Abonentët Vodafone Club mund të përfitojnë akoma prej ofertës “Non Stop” dhe “Super Rimbushje”. Vodafone Club Non Stop mundëson telefonata gati pa fund drejt anëtarëve të grupit dhe gjithashtu të gjithë ata që zgjedhin këtë ofertë përfitojnë 1000 minuta kohë bisedë brenda grupit “Club” dhe 30 minuta drejt të gjithë rrjeteve të tjera, për vetëm 700 lekë (me TVSH). Vodafone “Super Rimbushje” u jep abonentëve mundësinë e përfitimit dyfish të shumës së rimbushur. Kështu, me një rimbushje prej 1000 lekësh, abonentët përfitojnë 2000 lekë kohë bisedë për t’u konsumuar për dhjetë ditë nga momenti i aktivizimit.
Një tjetër surprizë e Vodafone është edhe plani i ri tarifor Vodafone “U-Control 1500”, i cili është një kombinim perfekt i planeve tarifore me kontratë dhe me parapagesë. Nën planin Vodafone “U-Control 1500” abonentët mund të paguajnë një pajtim mujor prej 1500 lekësh (pa TVSH) dhe të kenë kontroll të plotë të buxhetit të tyre për komunikim. Nëse shuma e pajtimit mujor konsumohet, mund të rimbushin llogarinë e tyre përmes kartave rimbushëse Vodafone. “Ashtu si janari, oferta dhe shërbime fantastike ju presin edhe në muajt në vijim. Mos ngurroni të përfitoni nga mundësia e të komunikuarit më thjesht dhe me çmime të përballueshme për të gjithë”, - thonë burimet zyrtare të kompanisë celulare.
27 Janar 2010