E Diel, 1 Nëntor 2026

Lul Berisha, padi në Gjykatën e Lartë për t’i liruar pronat nga sekuestrimi

Laureta Rryçi

Lul Berisha, i cilësuar si kreu i bandës së Durrësit, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për t’i zhbllokuar pasuritë nga sekuestrimi. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, i akuzuari për disa vepra penale i kërkon Gjykatës që t’i heqë nga sekuestrimi edhe pasuritë e të afërmve të tij. Seanca për kërkesën është përcaktuar të zhvillohet më 10 shkurt. Gjykatat u shprehën me vendime të ndryshme mbi kërkesën e Prokurorisë për t’i sekuestruar pasuritë që pretendoheshin se kishin pasur si burim financiar para të ardhura nga veprimtari kriminale.
Vendimi
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurive të Lulzim Berishës dhe familjarëve të tij të ngushtë. Vendimi i Apelit ishte i ndryshëm nga ai i Shkallës së Parë. që sekuestronte vetëm pasuritë e të pandehurit. Në vendimin e dhënë, Gjykata e Apelit, pasi mori në shqyrtim ankimin e Prokurorisë për konfiskimin e pronave të Lulzim Berishës, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo e fundit kishte konfiskuar vetëm pronat që ishin të regjistruara në emër të të pandehurit Lulzim Berisha, dhe jo të atyre të regjistruara në emër të pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tij. Sipas vendimit të Shkallës së Parë, të pandehurit Lulzim Berisha iu konfiskuan vetëm rreth 1900 metra katrorë tokë që ndodhej në territorin e ish-Ndërmarrjes Bujqësore (NB) Frutore të Durrësit, e blerë nga i pandehuri gjatë viteve 2003-2005. Ndërkohë, pas ankimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, togat e zeza të Gjykatës së Apelit vendosën të pranojnë kërkesën e organit të akuzës dhe vendosën konfiskimin e të gjithë pasurisë së verifikuar nga Prokuroria që rezulton në emër të Lul Berishës dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tij.
Pasuria
Në vendimin e Apelit urdhërohet konfiskimi i rreth 1900 metrave katrorë truall në territorin e ish-NB Frutore në Durrës, e cila është regjistruar në emër të Lulzim Berishës, si dhe të rreth 1500 metrave katrorë tokë në fshatin Shkallnuer të Durrësit, në emër të bashkëshortes së të pandehurit. Po kështu u vendos edhe konfiskimi i 25 përqindëshit të sipërfaqes së objektit që po ndërtohet mbi pronën e motrës së të pandehurit, që shkon në rreth 3500 metra katrorë. Kjo sipërfaqe e këtij objekti ka në përbërje të tij: 33 apartamente, 23 garazhe automjetesh, si dhe 600 metra katrorë dyqane. Po në këtë vendim cilësohet kalimi në pronësi të shtetit edhe e një fuoristrade e markës "BMW X5" e familjes së të pandehurit. Të gjitha këto prona dhe pasuri, sipas vendimit, ndodhen në qytetin e Durrësit, janë blerë e siguruar nga i pandehuri dhe familja e tij. Procesi gjyqësor në lidhje me konfiskimin e pasurive të Berishës, i cilësuar nga Prokuroria si drejtuesi i bandës që ka pasur aktivitetin e saj kriminal në qytetin e Durrësit, nisi gjatë vitit të kaluar. Prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e këtyre pasurive, ndërsa më parë ato ishin sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në gjykatën e Krimeve të Rënda ende vazhdon procesi ndaj bandës
Paralelisht me këtë proces, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ka vazhduar edhe procesi penal në ngarkim të të pandehurit Lulzim Berisha dhe 15 shokëve të tij, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, që nga krijimi i organizatës kriminale, vrasjeve të ndryshme, rrëmbim personi e deri te armëmbajtja pa leje. Të gjitha këto akuza, sipas Prokurorisë, janë zbardhur me ndihmën e të penduarit të kësaj dosjeje, Adriatik Coli, i cili prej shumë vitesh ka qenë pjesë e kësaj "bande". Për disa javë rresht Coli ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku ai ka radhitur në mënyrë të njëpasnjëshme krimet e kryera, sipas tij, nga banda dhe anëtarë të saj. Ndërsa i penduari Coli ka vijuar dëshminë, ku mbrojtësit ligjorë dhe vetë të pandehurit kanë pretenduar në mënyrë të vazhdueshme se i pandehuri Coli është manipuluar nga Prokuroria dhe gënjen Gjykatën.

PASURITË E KONFISKUARA
LULZIM BERISHA

Pasuria "Arë", 6000 m2, në ish-NB Frutore Durrës, e blerë nga Lulzim Berisha më datë 08.02.2005
Pasuria "Arë", 9000 m2, në ish-NB Frutore Durrës, e blerë nga Lulzim Berisha më datë 27.12.2003
Pasuria "Arë", 4000 m2, në ish-NB Frutore Durrës, e blerë nga Lulzim Berisha më datë 26.12.2003

VALBONA BERISHA
Pasuria "Ullishte", 1500 m2 në fshatin Shkallnuer të rrethit Durrës, e blerë nga shtetasja Valbona Berisha më datë 23.03.2004

LULJETA BERISHA
Konfiskuar 25% e objektit të ndërtuar mbi pasurinë 3300 m2, në Lagjen Nr. 17 të Durrësit

NË KULLËN VERIORE
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 117 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2

NË KULLËN QENDRORE
Apartament banimi me sipërfaqe 127 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 68 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 68 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 68 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 117 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 51 m2

NË KULLËN JUGORE
Apartament banimi me sipërfaqe 124 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 124 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 124 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 117 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 112 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 117 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 84.5 m2
Dyqan me sipërfaqe prej 600 m2,
23 garazhe të ndryshme automjetesh
Automjet fuoristradë, marka "BMW X5” me targë DR 4500 D
Konfiskimin i sipërfaqes prej 234 m2 e quajtur me emrin "Kaldaja"

27 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›