Horoskopi javor (25 – 31 janar)

Dashi
21 mars- 20 prill
Qysh në fillim të javës do t’i qartësoni disa gjëra sidomos në aspektin sentimental. Në punë nuk duhet të hezitoni që ta flisni vetëm të vërtetën. Keni energji të mjaftueshme të cilat do ju ndihmojnë për të arritur qëllimet që keni. Në fundjavë mendoni për shëtitje. Shëndeti i mirë, por konsumoni më shumë vitamina.
Demi
21 prill- 21 maj
Jeni më njerëzor se zakonisht, sidomos në sjelljet që keni ndaj të tjerëve. Yjet ju sugjerojnë që të tregoni talentin e juaj sidomos në punë. Gjatë javës do të keni disa takime në të cilat do të zbuloni shumë gjëra. Yjet ju sugjerojnë që të jeni më të kujdesshëm për ushqimin. Kujdes më të shtuar për paratë.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Inspirimi dhe dhuntia e juaj për punë do të filloj qysh të hënën. Madje do të keni shije edhe në dashuri, sidomos beqarët të cilët do të arrin t’i befasojnë simpatitë e tyre me dhurata. E premtja është një ditë ku do të mendoni më shumë për karrierën e juaj. Megjithatë, yjet ju sugjerojnë që të mendoni më seriozisht për karrierën.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Zgjidhjen më të mirë do ta bëni të hënën edhe pse ajo ka qenë një ditë jo edhe aq e mirë për ju. Java do të përshkruhet me një inovacion shumë të madh. Instinktet juaja do ju dërgojnë në sukses ndërkaq do të keni mundësi edhe të përmirësimit të jetës së juaj sociale dhe profesionale. Por, kujdes me paratë.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Shokët e juaj do të kenë një influencë të mirë tek ju. Do ju japin ide në punë ndërkaq edhe ju do arrini që me idetë e juaja solide të përparoni në aspektin profesional. Në dashuri duhet të mendoni më për tokë, por mos jepni konkluzione pa i rregulluar gjërat që keni. Fundjava do të jetë konfuze por gjërat do rregullohen.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Përpiquni që të përmirësoni lidhjet e juaja qysh në fillim të javë. Kjo javë do ju jep mundësi të mëdha në rritjen e juaj në karrierë. Dashuria, megjithatë do të jetë shumë e rëndësishme ashtu sikurse edhe detalet. Keni aftësi të mira për të komunikuar kështu që shfrytëzojeni këtë aftësi edhe për krijimin e një lidhje të re.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Nuk do të jeni në gjendje të bëni gjëra të mëdha gjatë të hënës. Ajo çfarë ju duhet është shfrytëzimi i intelektit tuaj. Bisedoni me dikë që është më i mençur se ju dhe mësoni nga ai/ajo. E premtja dhe shtuna do ju bëjnë një person përplot kreativitet ku do të qartësoni shumë gjëra me ata të cilët i doni.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Një detal i vogël që do e hasni në fillim të javës mund të bëhet problem. Andaj kujdes sa më të shtuar pasi që mund të dështoni në një projekt. Java do të përcillet edhe me disa mangësi financiare të cilat do i rregulloni në fund të javës. Në dashuri do të përballeni me një sfidë interesante, edhe pse nuk bën të mërziteni.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Duhet që të punoni sa më shumë. Ndizni motorët dhe kryeni punët qysh në fillim të javës. Keni shëndet të mirë që ua jep këtë mundësi. Në dashuri do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, por befasitë për ata që i doni lëni për fundjavë, duke bërë një udhëtim të këndshëm. Kujdes nga ndryshimet e motit.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Do të këtë shumë thashetheme për një lidhje të re që keni filluar. Megjithatë duhet që të mendoni më shumë për vete dhe mos të dëgjoni të tjerët. Në punë duhet të jeni shumë i/e aktive pasi që keni shumë gjëra për të bërë. Besoni më shumë në profesionin tuaj pasi që vetëm kështu mund të ecni përpara.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Një aferë dashurie do ju pret qysh të hënën. Ka kaluar një kohë e gjatë që keni qenë me një partner/e kështu që ka ardhur koha të ndërroni paksa ambient. Megjithatë, pas aferës përkushtojuni partnerit/ës. Në sferën profesionale do të keni një sukses të konsiderueshëm sidomos në aspektin financiar.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Duhet të jeni sa më të kuptueshëm dhe të qartë në biseda më të tjerët. Një muzikë e lehtë do ju ndihmoj shumë në këtë aspekt. Yjet ju sugjerojnë po ashtu që të shtoni kujdesin edhe në dashuri dhe mos të tregoheni euforik. Një udhëtim në fundjavë do të ishte i mirëserardhur për ata që nuk janë të dashuruar.