Hose Murinjo: Nuk luajmë futbollin që më pëlqen mua
Hose Murinjo nuk ka grumbulluar Adrianon për ndeshjen kundër Udinezes. Trajneri luzitan, në konferencën për shtyp, shpjegon arsyet e tij për këtë zgjedhje teknike: "Nuk kam asnjë problem me Adrianon. Do ta grumbulloj kur të jetë momenti i duhur. Adriano do të trishtohet dhe mërzitet për vendimin tim. Temë tjetër është edhe ajo e golave të pësuar, 5 në 180 minutat e fundit: "Kemi pësuar 5 gola dhe flitet për probleme në mbrojtje? Nuk jam aspak dakord me këtë, thotë Murinjo. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë gabime individuale, nuk kemi pësuar gol për modulin e gabuar apo për prezencën e shumë lojtarëve në sulm. Goli i dytë i Rexhinës erdhi falë gjuajtjes së bukur të Briencës. Të tjerët janë fryt i gabimeve: në futboll nuk mund të luash me zjarrin. Në Qipro, në fund, gjërat nuk shkuan mirë. Në fund, në krahasimin e radhës me Interin e Mançinit, Murinjo thekson: "Nëse duam të bëjnë krahasime, t‘i bëjmë në mënyrë korrekte. Dikush më ka thënë se në 2004-2005 (viti i parë i Mançinit te zikaltërit) Interi kishte 14 pikë pas 10 javësh kampionat. Ne kemi 21, 7 më shumë". Për më shumë, trajneri zikaltër nënvizon: "Nuk luajmë futbollin që më pëlqen mua, duhet të punojmë ende. Por e dimë se do të duhet kohë për të arritur dhe për të stabilizuar lojën e kolektivit".