Kaka: Dua titullin dhe Kupën UEFA
Rikardo Kaka shprehet optimist për situatën te Milani. "Ançeloti ka të drejtë: po kalojmë një periudhë pozitive, jemi të parët në kampionat dhe në grupin e Kupës UEFA, e më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë, tha braziliani. Megjithatë, tifozët duhet të qëndrojnë të qetë, nuk do të tërhiqemi, do të luftojmë deri në fund".
Kaka, ta fillojmë nga Ronaldinjo dhe goli i tij me Bragën: deri më tani, ka qenë vendimtar në tri ndeshje...
Ronaldinjo është një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin. Forca e kësaj skuadre qëndron në faktin se ka lojtarë të tillë, të cilët mund t‘i zgjidhin ndeshjet në çdo moment.
Megjithatë, Milani nuk po luan ende futbollin e bukur që pritej...
E vërtetë, për sa i takon lojës, nuk kemi shkëlqyer. Jemi konstantë në arritjen e rezultateve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ndoshta na nevojitet më tepër fantazi, por nuk duhet të harrojmë se na mungon një lojtar mjaft i rëndësishëm si Pirlo në mesfushë.
Ançeloti pretendon se e gjeti rrugëdaljen nga momenti i vështirë i skuadrës, pikërisht pas deklaratës suaj, ku thoshit se për të fituar nuk mjafton vetëm talenti, por duhen bërë sakrifica...
Këtë mësim e kam nga përvoja personale: në Botërorin 2006, luajta me një skuadër të mbushur me talente, por në fund, Brazili nuk fitoi asgjë. Kjo do të thotë se shpirti kolektiv dhe sakrifica janë përbërës të domosdoshëm. Në këtë këndvështrim, objektivi i Milanit është i thjeshtë: të bashkojë cilësinë me sasinë.
Duke qëndruar në këtë temë, mund t‘ju kujtojmë një episod kur në sfidën me Napolin vrapuat pas Lavecit, shkaktuat faull, u ndëshkuat me karton të verdhë, por shmangët një kundërsulm...
Në atë çast, isha unë ai që duhej të bënte diçka për të mirën e skuadrës. Por, ju kujtoj se në derbin me Interin, Sedorf luajti në një pozicion që nuk është i tiji, si organizator. Kujtoj gjithashtu edhe kilometrat që përshkon Gatuzo në çdo ndeshje. Të gjitha këto sakrifica na ndihmojnë të fitojmë ndeshjet, ndoshta edhe pse nuk luajmë bukur, ashtu siç kemi bërë me Atalantën apo Sienën.
Në luftën për titull, duhet të përballesh edhe me kundërshtarë më pak të vlerësuar siç është Leçe. A jeni gati?
Po përmirësohemi. Ajo që vlen në ndeshje të tilla është motivimi. Për kundërshtarët, fitorja me Milanin është maksimumi. Ne, nga ana tjetër, duhet të gjejmë stimujt e duhur, për të mbajtur vendin e parë në klasifikim. Tashmë që jemi në krye, synojmë të qëndrojmë sa më gjatë që të jetë e mundur.
Cila mendoni se ishte ndeshja që solli kthesën e Milanit, pas atij fillimi të keq të sezonit?
Sfida me Lacion. Ata po kalonin një periudhë të jashtëzakonshme dhe ne i mundëm, duke luajtur shumë mirë. Më pas, triumfi në derbi na dha një shtysë të madhe.
Si i vlerësoni rivalet e këtij kampionati?
Napoli më la përshtypje shumë të mira, Laveci është një lojtar fantastik. Udineze po paraqitet në nivele të larta. Interi në rënie? Nuk e besoj. Kanë një skuadër të fortë, kualitative dhe nuk do të zhgënjejnë. Pastaj është edhe Juventusi, një rival i vështirë. Ata dinë të marrin rezultate: nuk janë spektakolarë, por janë shumë konkretë.
Në Milano, ndihet ende aroma e derbit: ka batuta mes presidentëve, "shigjetime", polemika. A ju pëlqen kjo situatë?
Klima më duket pak agresive, por kjo është pjesë e futbollit. Nëse batutat nuk bëhen me keqdashje, atëherë nuk ka problem.
Si e vlerësoni Milanin e këtij sezoni?
Një skuadër më e pjekur, që ka më shumë kualitet në krahasim me vitin 2007. Për këto arsye mendoj se Milani mund të bëjë çudira. Personalisht kam një objektiv: të fitoj titullin në Serinë A dhe Kupën UEFA. I synoj të dy këta trofe, për të hyrë në historinë e klubit.