E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoteli hedh Kishën në gjyq: Shumë zhurmë

 

Volumi i këngëve fetare gjatë psalmeve në një kishë të hapur ka qenë aq i lartë, sa pronari i një hoteli aty pranë e ka hedhur në gjyq Kishën, në një nga vendet më besimtare, Samoa. Pronari i është ankuar pasi i kishte kërkuar prej 5 vitesh kishës që të merrte masa. Pronari i hotelit “Millennia”, Tuala Oli Ah Him, ka raportuar për gazetën “Samoa Observer” se ai kishte kohë që kërkonte një zgjidhje, duke i propozuar “Kishës së Qendrës së Adhurimit” të ndërtonte mure për të zbutur zhurmën ose t’i kërkonte besimtarëve të këndonin me zë më pak të lartë. Ai thotë se volumi i kalon limitet ligjore dhe se aktiviteti i tij hotelier është dëmtuar shumë për shkak të fqinjit. Ngjarja ka ngritur debat të konsiderueshëm në këtë vend, në lidhje me vlerën e fesë dhe të biznesit. Shumica e besimtarëve janë në anën e kishës dhe thonë se është e drejta e tyre për të kënduar e lutur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›