E Diel, 1 Nëntor 2026

Hotolisht, Basha: Nën etiketë të re, Rama po rikthen ministrat e diktaturës



Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, vijoi takimet me banorët e Hotolishtit dhe Polisit nga ku lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. Duke folur përpara banorëve të këtyre komunave, Basha tha se alternativa e vetme e Ramës është riciklimi i ministrave të diktaturës. Sipas tij, nën një etiketë të re, Rama po tenton të rikthejë ministrat që gjakosën studentët. “Alternativa e “politikës së re” të Edi Ramës, është riciklimi i ministrave të diktaturës komuniste. Nën etiketën politike e re, të rikthejë ministrat e diktaturës, ata që gjakosën studentet, ata që varfëruan shqiptarët dhe që kërkojnë të pasurohen përsëri si monopolistë në ortakëri me krimin dhe konfliktin e interesit”, - deklaroi Basha. Duke qëndruar tek mandati i dytë, Basha premtoi më shumë investime për këto zona. “Gjatë këtij mandati, 13 mijë familje përfituan 30 milion dollarë, deri në vitin 2010 do të kenë 22 milionë dollarë. Në 4 vitet e ardhshme do të katërfishohen, se për ne, integrimi evropian nuk ka kuptim pa fshatin evropian”, - premtoi Basha duke shtuar se në katër vitet e ardhshme, do të gjashtëfishohet granti për fermerët. Ministri i Jashtëm Basha bëri një bilanc të investimeve në këto komuna ku ka theksuar se në këtë mandat janë investuar 1.755 miliardë lekë të vjetra në infrastrukturë, shëndetësi, arsim etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›