Hoxha: Mungesë transparence dhe informacioni për projektligjin
Pjesë e debatit për projektligjin e ullirit ka qenë edhe deputeti Flamur Hoxha, i cili gjatë fjalës së tij ka shfaqur disa probleme lidhur me këtë projektligj. Duke renditur problemet lidhur me këtë projektligj ai ka përmendur pjesëmarrjen e një konkurrenti të vetëm, mos besueshmërinë financiere, mungesa e hartës përkatëse të këtyre parcelave. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputeti Hoxha ka qenë dhe mosinformimi i ish pronarëve për këto toka të lira.
Deri më sot nuk ka pasur asnjë njoftim nga sektori i bujqësisë vetëm deklarate e Berishës para disa kohësh, duhet të njiheshin fermerët për llojet dhe për zonën në fjalë, si do jetë tendenca e prodhimit, sepse druri i ullirit gjen përdorim edhe në industrinë artizanale pas disa vitesh. Pse është caktuar ky koncension për 99 vjet?, ka vijuar Hoxha. Ndër të tjera ai ka vlerësuar këtë iniciativë për marrjen e nismës në favor të bujqësisë edhe për marrjen e tokave të punueshme me qira. Por gjatë fjalës së tij, deputeti Hoxha i është drejtuar edhe qeverisë, sipas së cilit gjatë mandatit të saj, kjo qeveri ka dërguar në parlament vetëm 9 ligje për bujqësinë, këto janë arritjet e saj. Duke vlerësuar angazhimin lus zotin që qeveria ta mbyllë seriozisht në fund.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1