E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Projektligji i kontratës me koncesion i ullirit, aferë e tipit Fazlliç

Kundër miratimit të projektligjit të kontratës me koncesion të ullirit në zonën e Kavajës është shprehur edhe deputeti Petro Koçi, i cili e ka krahasuar me fenomenin Fazlliç. Kjo është aferë e tipit Fazlliç, nga fazliçizimi i qeverisë do të kalohet në fazlliçizimin e parlamentit, nëse kjo kontratë aprovohet. Lidhur me kontratën 100 vjeçare, Koçi është shprehur se pas 99 vjetësh ky parlament do të ketë vdekur, por 1000 hektarët do të jenë aty së bashku me trashëgimtarët e kësaj afere korruptive. Ndër të tjera, deputeti Koçi ka përmendur sekuestrimin e pronës, ku sipas tij dje këtë gjë e bënte diktatura politika, ndërsa ditët e sotme ky sekuestrim bëhet nga diktatura ekonomike, që ka pushtuar gjithë pushtetet në Shqipëri. Koçi u  ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të jepnin votën e tyre kundër për shumë arsye ekonomike, politike dhe juridike sepse nuk mundet të bëhet parlamenti instrument për një njeri. Ne të aprovojmë politika të nxisim mirëqenien e shtetasve shqiptarë, ndërsa kjo kontratë mendon për mirëqenien e një njeriu. Gjatë fjalës së tij, Koçi ka theksuar se këto toka nuk janë të zakonshme, por toka bregdetare dhe këtu do të ketë vend edhe për ngritjen e ndërtesave për punëtorët. E them dhe si politikan dhe si kryetar, nuk e zgjidh çështjen e angazhimit për të mbjellë 20 milionë rrënjë ulliri, duhen politika të forta nga të gjithë fermerët që banojnë në zonat ku rritet ulliri. Është pemë e rëndësishme, simbol i mbijetesës i shëndetit dhe i mirëqenies, ka përfunduar Koçi.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›